Ylli i “reality show”-t Kim Kardashian ka shkaktuar debat në rrjete sociale pasi në një episod të ri të serialit të saj në Hulu, “The Kardashians”, ka deklaruar se nuk beson se njeriu ka zbritur ndonjëherë në Hënë.
Në episodin e transmetuar të enjten, më 30 tetor, Kardashian foli për misionin historik Apollo 11 dhe astronautin Neil Armstrong, i cili më 21 korrik 1969 u bë njeriu i parë që eci në sipërfaqen hënore.
Ajo u shpreh se është bindur nga “provat që ka parë në internet” se ulja në Hënë ishte e rreme dhe ndodhi në një “studio filmimi”. “Kam parë shumë video të Buzz Aldrin ku ai vetë thotë se nuk ndodhi. Ai e pranon gjatë gjithë kohës tani, në intervista”, tha Kardashian.
Teksa diskutonte me aktoren Sarah Paulson, ajo përmendi disa nga “argumentet” e saj: “Pse valëvitet flamuri në Hënë nëse nuk ka gravitet? Këpucët në muze kanë një gjurmë tjetër nga ato në foto. Dhe pse nuk ka yje në sfond?”
Paulson reagoi me habi, duke i thënë se do të bënte “një sasi të madhe kërkimesh” pasi Kim t’i dërgonte materialet që përmendi.
Në një moment tjetër, producenti e pyeti nëse e kishte seriozisht. “Nuk mendoj se ndodhi. Mendoj se ishte e rreme”, u përgjigj Kardashian, duke shtuar me humor: “Do të thonë se jam e çmendur gjithsesi. Por shko në TikTok dhe shiko vetë.”
Deklaratat e saj kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjet, ku shumë ndjekës e kanë kritikuar për përhapje teorish konspirative, ndërsa të tjerë e kanë marrë si koment ironik apo bisedë të rastësishme televizive.
Ulja në Hënë në vitin 1969 është dokumentuar gjerësisht nga NASA dhe është verifikuar nga ekspertë të pavarur në mbarë botën, megjithatë, teoritë konspirative rreth këtij misioni vazhdojnë të qarkullojnë në internet edhe pas më shumë se pesë dekadash.
Te gjitha kurvat flasin idjotesira
Nejse ,,,ajo eshte pak xheloze per njeriun qe ka shkelur ne Hene,mbasi do deshironte shume ta provonte edhe ajo ,por mbi te gjitha se si do te ishte mardhenja seksuale ne Hene per te cilen do te jepte 1 milion usdollars...Dihet qe prioriteti i jetes se saj eshte vetem seksi dhe paraja.
Ata as sot nuk mund te vene ne hene. Duhen edge 100 vite
Kim Kardashian ia fut kot. Ja arsyet pse: 1. Në Hënë nuk ka ajër, por ka gravitet. Kim thotë “nuk ka gravitet”, por kjo është e pavërtetë. Hëna ka rreth 1/6 e forcës së gravitetit të Tokës, që do të thotë se gjërat peshojnë më pak atje, por përsëri bien poshtë kur i hedh. Astronautët nuk “fluturonin”, ata hidheshin më lart dhe më ngadalë për shkak të këtij graviteti më të dobët. 2. Flamuri “valëvitet” për shkak të mënyrës si u vendos. Në Hënë nuk ka atmosferë, pra nuk ka erë që ta bëjë flamurin të valëvitet. Flamuri amerikan që shikon në videot e NASA-s ka një shufër horizontale në majë për ta mbajtur të hapur (që të duket sikur valëvitet). Kur astronautët e futën në tokën hënore, lëvizjet e tyre mekanike (duke e shtyrë dhe rrotulluar) bënë që flamuri të dridhej për pak sekonda — dhe për shkak se nuk ka ajër për ta ngadalësuar, ai u tund më gjatë se në Tokë. Kjo s’është “valëvitje nga era”, por dridhje fizike nga lëvizja. 3.Ka shumë prova të verifikueshme se njerëzit kanë shkelur në Hënë. Gjurmët e këmbëve, pasqyrat e vendosura në sipërfaqe (që përdoren ende sot për të matur distancën Tokë–Hënë me lazer). Fotografi me rezolucion të lartë nga misionet e mëvonshme (si Lunar Reconnaissance Orbiter) që tregojnë vendet e uljes dhe objektet e lëna aty. Mostrat e shkëmbinjve hënorë të sjella në Tokë, të cilat kanë përbërje unike që nuk gjenden askund tjetër në Tokë. 4. Mbi 400 mijë njerëz morën pjesë në programin Apollo. Shumë shkencëtarë, inxhinierë, teknikë dhe astronautë punuan në këtë mision. Është praktikisht e pamundur që një mashtrim i tillë të mbahej sekret për më shumë se 50 vjet pa asnjë provë konkrete kundër.
Ne muzeumin e NASA-s ne FL ka qene nje stand xhami ku mund te fusje doren dhe prekje nje cope shkembi hene. Ishte interesante dhe une e kam prekur. Cmenduri ta mendosh cfare arritje per shkencen
Kur ka mbetur Bota ti japi mend Kurva e jevgjerve
Budallenj Jane ata qe shkruajn idiotesira si ky shkrim
Nje ish Agjent i CIA-s...Ne Pensjon Deklaroj:Mos genjeni Njerezimin rrethe Henes atje Banojne 250-miljon Humanoid???Sa e vertet eshte??Dhe nese jo Pse duhet ta bej kete Deklarate nje Njeri qe ka Njohuri dhe Akses ne Aktete Sekrete?? sa per Astronautin Buzz Aldrin ..ai ka bere nje Dklarate te Rendesishme per sa i Perkete Antarktitdes:Mjere Njerezimi ne se " ata qe Banojne Poshte Akullit " kthehen kunder Njerezimit... Dihet se ne Antarktite ka nje Zone NDALIM Fluturimi....dhe ne te ka Tunele.. qe te cojne ne nje Qytete te Kristalte( sipas Eksloratorit Admiral Richard Bird)..shih YU-tube::: Pas Luftes se dyte Boterore Amerika Organizoj Operacionin "jamp"..ku u nise per ne Antarktid nje Flote Anijesh Amerikane me Ushtri...por ajo u Detyrua shume shpejte te Terhiqej 3-Muaj para Mbarimit te Misjont..sepse u Sulmua nga "Disqe Fluturuese"...me nje Shpejtesi te Pazakonte..te cilat perdoren edhe Arme Lejzer..ne te cilen Demtuan disa Anije...Humbja u Mbajte Sekrete per Vite me Radhe...... Ne Antarktide gjendet edhe Secreti i Jetes ne Toke...Tunelet nene Debore ..jane te Ndricuara..dhe ne mure te tyre ka Hieroglife..qe ngjajne me Piramidat e Agjyptiti..por nje Gje eshte Misterjoze:Nga vjene Ngohja e Tunelit...ku temperatura eshte 20 grade ne Brendesi..kurse jashte - 70 grade???? Admirali Rihcard Berd eshte Detyruar qe te Betohet se do ta Mbaje Gojen te "Qepur",,,deklaron i Biri...
Pyetje . Perse nuk vene sot ne Hene mbas afro 60 vjetesh , ku teknologjia eshte 100 here me e avancuar se atere ????? Bezos dhe Musk vetëm konkurojne në premtime.
Kjo kurva e filmave porno me pulle 18 vertet eshte e mbushur me silikon ne cdo pjese te trupit, por nuk punon as ne NASA dhe as ne Silicon Valley.
ishte nje perralle e bukur qe ju serviret amerikaneve edhe sot ,pas 56 vitesh.nuk kane qene dhe ndoshta nuk do shkojne kurre ,ka veshtiresi qe njeriu nuk i perballon dot.