“Italia ishte burgu im i parë”, Elsa Lila tregon dhimbjen e madhe pas humbjes së nënës në ’97

30 Tetor 2025, 18:18Lifestyle TEMA
“Italia ishte burgu im i parë”, Elsa Lila tregon dhimbjen e

 

Në një rrëfim tronditës përballë Grida Dumës në Grida Duma Podcast, këngëtarja Elsa Lila ka treguar për herë të parë se si mori lajmin e vrasjes së nënës së saj në vitin 1997, vetëm pesë muaj pasi ishte larguar nga Shqipëria me helikopterin e ambasadës italiane.


“Italia ishte burgu im i parë. Nuk më lejuan të kthehesha, kufijtë ishin të mbyllur. Doja vetëm ta shihja nënën, por nuk munda. E kam parë vetëm një gur kur u ktheva në tetor,” rrëfeu ajo.


Edhe sot, pas shumë vitesh, Elsa thotë se truri i saj nuk e ka pranuar ende humbjen: “E mendoj sikur është diku, në një kontinent tjetër, dhe po jeton jetën e saj”, shprehet këngëtarja

Përjetimet për muajt në përballje me drejtësinë italiane, këngëtarja Elsa Lila i ka përshkruar edhe në librin e saj “Mirë se erdhe në Rebibbia”.

2 Komente

  1. a
    arrifi

    ...... domethënë kete nokun e kane futur kot fare burg ???

    Përgjigjjuni
    1. s
      sapa

      Jane keta njerez shembuj per rinine shqiptare dhe kur them per rinine shqiptare nenkuptoj ate pjese te vogel qe ka mbetur e ndershme akoma ne shqiperi?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje