Udhëtoi me avionin e qeverisë për koncertin e të dashurës, zyrtari i lartë i FBI-së shkarkohet nga detyra

3 Nëntor 2025, 11:18Lifestyle TEMA
Udhëtoi me avionin e qeverisë për koncertin e të

Një zyrtar i lartë i FBI-së me 27 vite përvojë, Steven Palmer, është shkarkuar nga detyra pasi drejtori i FBI-së, Kash Patel, thuhet se u zemërua nga raportimet mediatike që zbuluan se ai kishte përdorur një avion qeveritar për të udhëtuar dhe parë të dashurën e tij, këngëtaren Alexis Wilkins, teksa këndonte himnin kombëtar gjatë një ndeshje mundjeje.

The Guardian shkruan se Palmer, i cili kishte punuar në FBI që nga viti 1998, ishte kreu i grupit të reagimit ndaj incidenteve kritike, një njësi që merret me kërcënimet e mëdha për sigurinë dhe menaxhon flotën ajrore të agjencisë. Ai është drejtuesi i tretë i kësaj njësie që shkarkohet që kur Patel mori drejtimin e FBI-së në shkurt, gjatë administratës së dytë të Trump-it.

Sipas Bloomberg Law, tre burime të paidentifikuara u shprehën të habitura nga shkarkimi, duke qenë se oraret e fluturimeve të Patel-it ishin publike dhe të gjurmueshme në internet. Vetë Patel kishte postuar foto me Wilkins, një ditë pas performancës së saj.

Pas publikimeve mediatike, Patel u zemërua dhe Palmer u përball me një ultimatum: të jepte dorëheqjen menjëherë ose do të shkarkohej. Vendimi u bë zyrtar të premten.

Të dielën, Patel publikoi një deklaratë të gjatë në platformën X, duke e quajtur “të turpshme” sulmin ndaj jetës së tij private dhe ndaj Alexis Wilkins, të cilën e cilësoi si “patriote të vërtetë dhe partnere në jetë”. Ai kritikoi edhe “aleatët e supozuar” për heshtjen e tyre, duke shtuar: “Heshtja juaj flet më shumë se urrejtja e klikimeve”.

Zëdhënësi i Patel-it, Ben Williamson, tha se drejtori i FBI-së është i detyruar të paguajë një pjesë të shpenzimeve për udhëtimet private me avion qeveritar dhe se Patel i ka kufizuar ndjeshëm udhëtimet personale krahasuar me paraardhësit e tij: Chris Wray dhe James Comey.

Ironikisht, Patel kishte kritikuar ashpër Wray për përdorimin e avionëve qeveritarë për qëllime personale, duke e quajtur “#GangsterQeveritar” dhe duke e akuzuar për shpërdorim të fondeve publike.

Shkarkimi i Palmer-it e bën atë të tretin që largohet nga drejtimi i grupit të reagimit kritik nën drejtimin e Patel. Wes Wheeler u shkarkua në mars, dhe Brian Driscoll në gusht. Driscoll tani ka paditur administratën Trump për shkarkim të padrejtë, duke pretenduar se u largua për mungesë besnikërie ndaj presidentit.

 

7 Komente

  1. T
    Treni

    Ah Patel Patel që s'të ngjoi' një herë kaptina. Po si mor burrë përdor avionin e FBI për qefe personale.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detari

      Tjeter eshte shkarkuar, dini te lexoni?

      Përgjigjjuni
      1. ?
        ?!

        Mos u merr me Trenin e tallashit se aq tru ka

        Përgjigjjuni
    2. .
      .

      Indiani shef i FBI-se. O pika ne bythe idiotave amerikane

      Përgjigjjuni
      1. A
        Ardit

        Se të bardhët e ndritën. Sa të vobektë nga trutë që jeni.

        Përgjigjjuni
      2. F
        FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

        P0 ErMajLINDA gruaja e 17-te e nudistit integralista bojaxhiunt EDvin kur do ti rruhet Kafka e shkojme ne giotine si ajo e Marie Antonietes se Frances!?!?!?!?

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shvejk

          Pas teje

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje