Jennifer Aniston shkëlqeu në Emmy 2024 si kurrë më parë! Ylli i Friends në vend të veshjes së saj të zakonshme të zezë, shkëlqeu me një fustan të argjendtë, me rruaza, në formë, pa rripa nga Oscar de la Renta. Ajo e kompletoi look-un e saj me një byzylyk të trashë dhe disa unaza diamanti.
Fansat po e quajnë pamjen e saj një nga më të bukurat e natës, por disa janë të shqetësuar për një detaj.
Jennifer u nominua për aktoren kryesore në një serial dramë për rolin në The Morning Show. Ndërsa Anna Sawai nga Shōgun u shpall fituese në këtë kategori.
Jennifer mund të mos ketë fituar, por pamja e saj ishte fituesja e natës sipas fansave. Shumë vlerësuan krahët e saj super të tonifikuar: “Ajo ka pasur vazhdimisht krahët më të mirë në Hollywood për 2 dekada.” “Ajo duket e pabesueshme. Ai fustan është klas dhe shik, ashtu si ajo.”, shtoi një tjetër.
Por disa njerëz theksuan se çuditërisht, Jennifer-it nuk i pëlqen të eksperimentojë me stilin e saj: “Jennifer Aniston nuk ngatërrohet kurrë. I njëjti stil, e njëjta ngjyrë, ndryshimi është i mirë. Ajo duket mirë.” Një tjetër ra dakord: “Jennifer Aniston ka vetëm një pamje, ajo mban të njëjtën uniformë gjatë gjithë kohës, një fustan pa rripa, në gjatësi të ndryshme."
Lini një Përgjigje