Kjo aktore është cilësuar si më e bukura në botë, sipas teorisë së raportit të artë

14 Nëntor 2025, 10:49Lifestyle TEMA
Kjo aktore është cilësuar si më e bukura në botë,

Sipas teorisë së pjesës së artë, formulës së lashtë greke të bukurisë, gruaja më e bukur në botë është Emma Stone. Aktorja është renditur në krye të listës me 94.72% përputhje me idealin e simetrisë fizike, një rezultat jashtëzakonisht i lartë për proporcione të fytyrës.

Dr. Julian De Silva, kirurg plastik nga Londra, ka përdorur sërish raportin matematik të artë për të përpiluar listën e grave më të bukura në botë. Sipas matjeve të tij, vendin e parë e zë Emma Stone, sepse përmasat dhe simetria e fytyrës së saj janë më pranë idealit estetik. Pas saj renditen Zendaya dhe Freida Pinto.

Dr. De Silva është i njohur për punën e tij me personazhe të famshme dhe përdorimin e “proporcionit hyjnor” (Phi = 1.618) dhe teknikave digjitale të hartëzimit të fytyrës për planifikimin e operacioneve estetike. Këtë metodë ai e aplikon jo vetëm te pacientët, por edhe për vlerësime publike të fytyrave më harmonike.

Kirurgu e ka bazuar analizën në matjen e madhësisë dhe pozicionit të syve, vetullave, hundës, gojës, mjekrës dhe nofullës. Emma Stone rezulton e para, me përputhje prej 94.72%.

“Emma Stone u tregua fituese e padiskutueshme kur u vlerësuan të gjitha elementet e fytyrës në raport me përsosmërinë fizike”, ka shpjeguar dr. Julian De Silva për ‘Daily Mail’, përcjell Telegrafi.

Aktorja mori pikët më të larta për vetullat (94.2% përputhje), nofullën (97%) dhe buzët (95.6%). Këto përmasa konsiderohen modeli ideal i harmonisë së fytyrës sipas estetikës moderne dhe neuroestetikës, një fushë që studion mënyrën se si truri ynë e percepton bukurinë.

Sipas vlerësimit, në vendin e dytë është Zendaya me 94.37%, ndërsa vendi i tretë i takon Freida Pinto me 94.34%. Në pozicionet pasuese renditen, ndër të tjera, Beyoncé, Margot Robbie dhe Jenna Ortega.

Lista e 10 grave më të bukura në botë

Emma Stone – 94.72%
Zendaya – 94.37%
Freida Pinto – 94.34%
Vanessa Kirby – 94.31%
Jenna Ortega – 93.91%
Olivia Rodrigo – 93.71%
Margot Robbie – 93.43%
Aishwarya Rai Bachchan – 93.41%
Tang Wei – 93.08%
Beyoncé – 92.4%

3 Komente

  1. Q
    Qytetari

    E mire eshte po Anne Hathaway ja merr ne kthese.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Asd

      Dakort!

      Përgjigjjuni
    2. T
      Timi

      Margot Robi është yll.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje