Ledio Lako: Aktorët shqiptarë janë frikacakë, punojnë me rroga të ulëta te Teatri Kombëtar, duhet të ngrihen të bëjnë diçka për veten e tyre

16 Janar 2023, 13:45Lifestyle TEMA

Ledio Lako: Aktorët shqiptarë janë frikacakë, punojnë

Aktori i njohur, Ledio Lako ka kritikuar kolegët e tij që punojnë në Teatrin Kombëtar.

Lako tha në emisionin e Ola Brukos se aktorët shqiptarë janë frikacakë, pavarësisht se janë shumë të mirë nga ana profesionale.

Ai tha se ata duhet të ngrenë zërin për pagat në Teatrin Kombëtar, të cilat pretendon se janë shumë të ulëta.

“Kanë rroga shumë të vogla, më vjen keq që aktorët shqiptarë janë kaq të mirë dhe janë kaq frikacakë. Ata duhet të ngrihen të bëjnë diçka për veten e tyre.

Unë e di lodhjen e tyre dhe se çdo të thotë kur ke rol kryesor dhe jep shfaqje të enjte, të premte, të shtunë, për rreth 1 orë e 30 minuta. Çdo gjë është rritur, ndërkohë rrogat jo”, theksoi aktori.

 

6 Komente

  1. P
    Petrit

    Coni cmimin e biletes,beni shfaqje nje publiku me te gjere ,etj, pastaj nese vertete j`a vleni ate qe jepni, nuk do te hezitojme qe te vime perseri.Por te paguhesh sa te dush me parate e taksapaguesve , nuk eshte e drejte.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Micua

      Kur e quan dhe ti veten aktor, nje cope rrugaç!! Ke aq nivel sa per rol mbeshtetes ne estraden e kooperatives Lozhan.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Totololi

        Per me dhon men, shqiptaret jane te paret. Cdo debil jep men per cdo gje. Cdo njeri e di vete ku eshte e mira e tij dhe c'duhet te beje per ta arritur, nuk pret t'ja thote ky cop mishi.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pukjani

          Cfar lidhje me artin ka ky?

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tropoja

            Ata barbaret i futen rruspen teatrit fare e ky koqja çuli çapaçuli me mire te bashkohet me aktoret, per kushte dhe paga me te mira se te sulmoj bigun.Pa arsye thjeshte pse eshte Olta aty dhe ja nxori te palarat plehres servilit edushkes.

            Përgjigjjuni
            1. Q
              Qytetar i zakonshem

              Vura re dhe u çudita se bileta e teatrit ishte 500 lekë ndersa e kinemase 800. Eshte njseoj sikur te pagush me lire nje koncert qe e perjeton direkt live ne salle se sa nje koncert te rregjistruar dhe te çfaqur qofte edhe ne te njejten salle. Kjo duket e çuditeshme.....!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje