Aktivistja Edlira Çepani, 5 muaj pas vdekjes së bashkëshortit të saj, Gerti Bogdani, në një intervistë në emisionin “Rudina” ka zbuluar sesi ua dha lajmin e trishtë dy fëmijëve të tyre. Ajo tha se ishte një nga momentet më të vështira në jetë dhe “nuk ka fjalë sesi t’ia shpjegosh një fëmije një situatë të tillë”.
“Ishte një nga momentet më të vështira në jetë. Nuk ka fjalë që e përshkruan dhimbjen dhe nuk ka fjalë sesi t’ia shpjegosh një fëmije një situatë të tillë. Fati i tyre është se ata janë rritur në një familje që i ka dhënë aq shumë dashuri. Me një baba…me dy prindër që u kanë dhënë aq shumë dashuri që e kanë të rrënjosur në zemër për gjithë jetën. Një mungesë kaq e madhe nuk do të plotësohet kurrë. Janë fryti më i bukur i dashurisë tonë, dhe unë sa herë shoh fëmijët në sy, unë aty shoh Gertin. Kam një fat kaq të madh që jam mamaja e tyre”, tha Çepani, në emisionin Rudina.
Kujtojmë që Gerti Bogdani ndërroi jetë papritur më datë 18 shtator teksa ndodhej në ambientet e një hoteli në Tiranë. Ai ishte në shoqërinë e miqve dhe kolegëve të tij, kur pësoi një goditje në zemër.
Domethene nuk e tregoi si ua tha, vetem tha qe ishte momenti me i veshtire. Jeni bere shume te shpifur dhe te thare, cdo gje e beni lajm, edhe aty ku s'ka lajm.