
Edhe këtë edicion, Festivali i Këngës ishte plot polemika, akuza dhe artistë që mbetën të pakënaqur për vlerësimin. Fituese e Festivalit u shpall Albina Kelmendi, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, ndërsa çmimin e parë nga juria e rrëmbeu këngëtarja Elsa Lila.
Ndarja e çmimeve pasoi me një sërë reagimesh, ku së fundi dhe këngëtarja Aurela Gaçe ka dhënë komentin e saj.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, këngëtarja shkruan se gjithmonë është e njëjta histori me Festivalin, edhe kur ka një çmim, edhe kur ka dy, gjithmonë do të të ketë artistë që do të mbeten të pakënqur.
“Kur ka një çmim, zihemi. Por…edhe kur ka dy çmime prapë zihemi. Unë them ta bëjmë autobusin të ecë anash, që të gjithë të kënaqen. Të gjithë në vend të parë.
Edhe prapë do të ketë të pakënaqur. Ai i uluri në cep do ketë inat me atë të mesit. Ohoooo…..Gjithmonë e njëjta histori”, ka shkruar Aurela Gaçe.
si ka qen ashtu do jete Rela . As kto te jurise s'mbahen me e as kto VIP-et ,qe thua ti . Hipja ku te duash ne cdo vend te atobuzit .Prap nuk kenaqen . Mezallah se gjejn karar . O po cfar benet keshtu njiher ! S'kenaqet kurr . Po na hiken truri fare
Znj Aurela kuptove ndonje fjale nga kenga e Elsa Liles.Normale qe do kete kundershtime per keto kenge qe dalin fituese nga juria por jo nga publiku.
Ore ,qe Aureka ka te drejt as qe beht llafe or ti ,por hec e gjeje me kta sot - Jo anash ,jo ne mes , jo para jo prapa ,nuk gjejn derman joooooo hipi ku duesh . jan ta ngopur thuaj dhe pa hile , duke ja futur njeres apo tjetres ,s'jetojne dot . eeeeee hec e sqaroje kre milet ti
Uuuuëëëë, huuuuëëëë!Këndon Elsa Lila!
Aurela eshte nje kengetare e mire vetem per Shqiperi, por ne Eurovizionin e kohes saj saj deshtoi duke u eleminuar ashtu si Ronela Hajati. Vetem Olta Boka dhe Rona Nishliu deri tashti na kane nderuar
VETEM ANHEZA SHAHINI KA TRIUMFUAR NE EUROVIZION.AURELA ESHT KENGETARE SHUM E MIR , NJE KENGETAR QE KENDON LAJV GJAT GJITH KOHES ESHT KENGETAR I PERKRYER .
E KAN JURIA SI NGA KUCI VLORES AURELA QE DUAN TE GJITH NE VEND TE PAR KESHTU NDODH EDHE NE FESTIVAL QE TANI NE KETO VITE VETEM FESTIVAL RTSH NUK ESHT POR KARAGJOZLLIQE .NUK KA KENGETAR ME SI DIKUR POR DALIN DHE KENDOJN BEJSTEXH JO LAJV ME .