
Zyrtarët e zbatimit të ligjit publikuan të hënën prova të reja në lidhje Alec Baldwin, i cili në tetor të vitit të kaluar e qëlloi për vdekje kinematografen Halyna Hutchins në xhirimet e filmit “Rust”.
Të dhënat e publikuara nga zyra e Sherifit të Qarkut Santa Fe përfshinin një video të hetuesve që informonin Baldwin brenda disa orësh pas të shtënave fatale, duke biseduar me të brenda një zyre kompakte.
Sherifi i qarkut Santa Fe, Adan Mendoza, tha në një deklaratë se hetimi nga agjencia e tij mbetet i hapur dhe në vazhdim, ndërsa pret rezultatet e analizave balistike dhe mjekoligjore nga FBI, si dhe studimet e gjurmëve të gishtërinjve dhe ADN-së.
“Zyra e sherifit është duke nxjerr të gjitha dosjet që lidhen me hetimin tonë në vazhdim”, tha ai në një deklaratë.
Ato dosje përfshijnë gjithashtu fotografi të municioneve nga grupi dhe raportet e ekzaminimit.
Në një fermë në periferi të Santa Fe më 21 tetor 2021, Alec e la të vdekur kinematografen Halyna Hutchins dhe të plagosur regjisorin Joel Souza.
Ata kishin qenë brenda një kishe të vogël gjatë vendosjes për xhirimet e një skene.
Në një video të marrë nga policia më vonë atë ditë, Baldwin bëri disa telefonata të furishme ndërsa priste një takim me zyrtarët e zbatimit të ligjit.
“Nuk e keni idenë se sa e pabesueshme dhe sa e çuditshme është kjo”, thotë ai përmes telefonit.
Byroja e Shëndetit dhe Sigurisë në Punë të New Mexico javën e kaluar ka gjobitur me 124 mijë euro produksionin e filmit “Rust”.
Asnje nuk dyshon as 01% se vrasja eshte aksidentale. Aktoria Halyna, eshte vrar ne lule te jetes me paramendim nga egoizmi i semur i aktorit Baldwin. Mosdenimi i tij eshte vrasje per her te dyt nga drejtesia per Halyna. Vonesat e sorollatjet me sebet hetimi eshte strategji e prokuroreve per ta vonuar e harruar ngarjen. kejo i ka rrenjet ne korrupsion qe eshte kanceri ne zemer te kesaj mizerabel epoke. Baldwin ka para te komprometonte edhe Platon, Sokratin e Aristotelin po te ishin prokurora, hetusa apo gjykates. Per ate ngjarje qe eshte me teper se krim, mban pergjegjesi vetem ai qe shkrehu armen dhe asnje tjeter, aq me teper se ngjarje e tille nuk eshte rasti i par. Balduin nuk do ishte fajtor vetem ne rastse Ai do ishte ne mosh femije ose i semur mndor me kartel.