Receta vdekjeprurëse që tronditi botën: 50-vjeçarja që vrau familjarët e ish-burrit dënohet me burgim të përjetshëm

8 Shtator 2025, 11:12Lifestyle TEMA
Receta vdekjeprurëse që tronditi botën: 50-vjeçarja

Erin Patterson, 50 vjeçarja protagoniste e një ngjarje që tronditi botën, pasi vrau tre të afërm duke i helmuar me kërpudha në shtëpinë e saj në Australi, është dënuar me burgim të përjetshëm, me të drejtë lirimi me kusht pas 33 vitesh.

Ajo u shpall fajtore në korrik për vrasjen e prindërve të burrit të saj dhe tezes së tij, si dhe për tentativën e vrasjes së xhaxhait të burrit të saj.

“Mungesa juaj e plotë e pendimit e ngul më thellë thikën në plagën e viktimave. Serioziteti i veprimeve tuaja justifikon vendosjen e dënimeve maksimale për krimet tuaja”, tha gjykatësi Christopher Beale i Gjykatës Supreme të Viktorias në Melbourne.

Pas një gjyqi 11-javor, Patterson u dënua në korrik për vrasjen e Don dhe Gail Patterson (prindërve të bashkëshortit të saj), Simon Patterson dhe tezes së tij, Heather Wilkinson. Gjykata gjithashtu e dënoi Patterson për tentativën e vrasjes së bashkëshortit të Heather, Ian Wilkinson.

Ngjarja ndodhi në një darkë familjare në korrik të vitit 2023 në një qytet të vogël rural në Australinë juglindore. Patterson, një grua me pasion për gatimin dhe gjithashtu për rastet e krimit, kishte shërbyer një specialitet anglez, mish viçi Wellington me kërpudha helmuese. Burri i saj e kishte refuzuar ftesën për të marrë pjesë në darkë./ E.K

Burimi: Associated Press

 

4 Komente

  1. Z
    Zylo

    Dhe me burgim të përjetshëm dhe me dalje pas 30 vjetësh ,blidheni mendjen o njëra o tjetra do të bëhet o gazetar gjysmak

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zylo me zile

      O Zylo me zile. Kur do fillosh të kuptosh?!

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        zylo janë 33,pastaj shiko sa është mosha e saj!!50 vjeç,pra nuk mund të dalë nga burgu pa mbushur 83 vjet!!shtrohet pyetja:a i arrin ato vite??nëse e liron në moshën 83 vjeçare,është një dënim i ri,o zylo!nëse e mban pas moshës 83 vjeçare duhet të kujdesesh për të,të gatuash ti lash rrobat ta çosh tek doktori e kështu me rradhë!nëse ajo del nga burgu gjithçka duhet ta kryejë vetë??i bije pak në fije?

        Përgjigjjuni
      2. G
        Gento

        Zylo, Ka 2 lloje burgimi te perjetshme: 1: Me mundesi lirimi me kusht 2: Pa mundesi lirimi me kusht Kjo eshte denuar me burgim te perjetshem me mundesi lirimi me kusht mbas 33 vjetesh.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje