Reperi i njohur Majk ka reaguar ashpër në rrjetet sociale lidhur me fenomenin gjithnjë e më shqetësues të rritjes së eskortave në vendet tona, të cilat, sipas tij, po promovohen si “influencuese”, “modele” apo figura publike, duke gëzuar madje respekt dhe status të lartë në shoqëri.
Në një postim në Instagram, artisti ka shprehur hapur shqetësimin e tij për mënyrën se si ky fenomen po normalizohet dhe po prezantohet si diçka pozitive në publik.
“Edhe më shqetësuese është rritja e eskortave në vendet tona. Eskorta që në shikim të parë duken normale, sot cilësohen si ‘modele’, ‘influencuese të rrjeteve sociale’ e të tjera, dhe janë shumë të respektuara e të vlerësuara në shoqërinë tonë. Ua kemi kaluar prej kohësh Bullgarisë dhe Moldavisë...”, – ka shkruar Majk.
Sipas reperit, ky realitet është alarmues dhe po krijon një shoqëri që vlerëson pamjen dhe pasurinë e shpejtë, në vend të moralit dhe punës së ndershme.
Reagimi i tij ka ngjallur menjëherë debat në rrjet, ku shumë ndjekës janë pajtuar me qëndrimin e Majk, duke theksuar se rrjetet sociale shpesh kontribuojnë në përhapjen e këtij modeli të rremë suksesi.

Lini një Përgjigje