Testamenti i Pippo Baudos: Sekretarja e tij merr një pjesë të madhe të pasurisë

10 Shtator 2025, 12:27Lifestyle TEMA
Testamenti i Pippo Baudos: Sekretarja e tij merr një pjesë të

Pas vdekjes së ikonës së televizionit italian, Pippo Baudo, është zbuluar se një pjesë e rëndësishme e pasurisë së tij ka kaluar te sekretarja e besuar, Dina Minna. Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane, të cilat theksojnë se Minna ishte krahu i djathtë i Baudos për më shumë se tre dekada.

Dina Minna, që shpesh përshkruhet si “engjëlli mbrojtës” i prezantuesit legjendar, e ka shoqëruar atë në çdo hap të karrierës dhe jetës private, duke fituar besimin e plotë të tij. Vendimi i Baudos për ta përfshirë gjerësisht në testament ka ngjallur reagime dhe komente të shumta në opinionin publik italian. Sekretarja, 54 vjeçe, që e ka shoqëruar Baudo-n që nga vitet ’80, ka përfituar një trashëgimi pothuajse të barabartë me dy fëmijët e prezantuesit

Ndërkohë, fëmijët e Pippo Baudos, Alessandro dhe Tiziana, mbeten trashëgimtarë ligjorë të tij, por gjesti i prezantuesit për të vlerësuar sekretaren e tij të përkushtuar është parë si një surprizë e madhe.

Pippo Baudo u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme në kulturën televizive italiane dhe tani edhe një testament që po komentohet gjerësisht./ E.K

2 Komente

  1. I
    Italian Durresi

    Po pse suprize,,,e meriton se ajo grua e re i ka ndejt afer dhe qe e kenaqte Pipon ne pleqeri si askush tjeter ne te gjitha aspektet,,kur nderkohe femijet e shifnin 2-3 here ne vit sa me thene.Pippo Baudo ka qene nje nga me inteligjentet ne TV italiane dhe kuptohet qe i ndjente kush e donte , respektonte dhe kush shtirej.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kaonia

      Ta ket hallall se i ka ngopur mikun , kujt tja linte gruas që e hante me grënjë apo fëmijëve qe stë hedhin as sytë ????????????????

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje