Një natë e hidhur për aktoren Nicole Kidman, të cilën juria e Festivalit të Filmit në Venecia e njohu me çmimin Volpi Cup për aktoren më të mirë për interpretimin e saj në Babygirl. Një çmim që australiania nuk e mori, por përkundrazi ia dërgoi në emër të saj Halina Rein, regjisores së filmit.
Aktores iu desh të largohej nga qyteti italian për shkak të vdekjes së nënës së saj , Janelle.
“Sot mbërrita në Venecia dhe pak pasi mora vesh se nëna ime e bukur dhe e guximshme Janelle Ann Kidman ka vdekur”, lexoi regjisorja për të njoftuar se aktorja kishte vendosur të udhëtonte për të shoqëruar familjen dhe për t’i dhënë lamtumirën nënës së saj.
Jeanelle Ann Kidman, e cila vdiq në moshën 84-vjeçare, ishte një model për vajzën e saj, veçanërisht kur ajo u diagnostikua me kancer në gji në mesin e viteve ‘80.
Janelle, e cila kapërceu një betejë me kancerin e gjirit në vitin 1985, e frymëzoi aktoren të përfshihej në kauza që lidhen me shëndetin e grave.
“Ky çmim është për të. Ajo më formoi, më udhëhoqi dhe më bëri ky që jam. Jam më shumë se mirënjohës që mund ta them emrin e saj përmes Halinës”, thuhej në mesazh.
Vdekja ne ate moshe nuk eshte tragjedi Lexoni dhe mundohume te kuptoni perkufizimin e fjales tragjedi
Per dike vdekja eshte e dhimbshme dhe mund te jete tragjedi …ti nuk je ai qe percakton masen e dhimbjes se dikujti dhe limitet e tij …ri e mos u mer me idjotlleqe …cdo njeri ka shpirtin ndjenjat dhe ndjeshmerine e tij personale , nuk dua te te ofendoj por nese ti nuk ndien dicka per njeriun tend te afert , kjo nuk eshte kriter dhe norme per kedo ….ti nuk i di lidhjet e dikujti me familjen …ose me njeriun e aferm …po te mar vetem nje rast te vetem …..stilistin e famshem britanik Aleksander Mcqueen , lexoje se perse iku nga jeta stilisti i famshem , duke deklaruar se jeta e tij eshte pa kuptim pas humbjes se nenes , keshtu qe per dike eshte tragjedi …..asnje nuk i di rrenjet e lidhjes se dikujti me njeriun e tij te aferm ….une qe po te shkruaj di se cte shkruaj …..mos me detyro te hapem dhe te pershkruaj humbjen e nenes time …eshte tragjedi shoku ….tung