Kina pritet të inaugurojë këtë muaj urën Huaijiang, një prej arritjeve më të mëdha inxhinierike në botë, e cila vendos një rekord të ri si ura më e lartë në glob. E ndodhur në provincën Guizhou, ura shtrihet në një lartësi marramendëse prej 624 metrash mbi tokë, pothuajse dyfishi i Kullës Eiffel.
Ky projekt gjigant tejkalon rekordin e mëparshëm të vendit, të mbajtur nga ura Beipanjiang me një lartësi prej 565 metrash. Ura Huaijiang, e gjatë 2.892 metra, përshkon një gryke të thellë që vendasit e njohin si “çarja e tokës”.
Ndërtimi i urës nisi në vitin 2022 dhe është konsideruar një ndër projektet më të rëndësishme infrastrukturore për rajonin. Ajo pritet të shkurtojë në mënyrë drastike kohën e udhëtimit përgjatë lumit Beipan, mes krahinave Guanling dhe Zhenfeng, ku jetojnë rreth 600 mijë banorë. Nga dy orë udhëtim, tani rruga do të përshkohet për vetëm dy minuta.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua, ura kaloi me sukses një provë pesëditore ngarkese në fund të muajit të kaluar.
Elementë të veçantë si një ashensor panoramik prej 213 metrash dhe një shteg me dysheme prej xhami, gjysmë milje i gjatë, e bëjnë urën jo vetëm funksionale por edhe një atraksion turistik spektakolar.
Megjithatë, ndonëse Kina vijon të mahnitë me projektet e saj gjigante, vendi përballet ende me sfida në fushën e sigurisë. Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë, në provincën Qinghai, 12 punëtorë humbën jetën pas rrëzimit të një ure në ndërtim.
2 minuta?
Levdo e levdo pa fund Uren dhe Kinen e ne fund e mbyll me pesimizem.....ne nje ure tjeter e cila u rrezua gjate ndertimitt u vrane 12 punetore. Ndertini i urave ne Shqiperi ka nje ndryshim te "vogel" ne krahasim me ato te Kines, ndertimi i ryre shkurton rrugen ne dy minuta.
O Mero Gelbaza po cafre i di lexuesit e gazete, rrota kari si puna jote . O Tullac surrat patate na i spjego si koha e rruges nga dy ore sbehet vetem ne dy minuta, kur gjatesie e ures per te kaluar ate eshte 2892 metra, makinat qe perdorin kinezet ja kalojne edhe shpejtesise se raketave qe hidhen ne orbite. Shoket kineze o Mero Gelbaza kane lene me goje hapur edhe organizatoret dhe pjesemarresit ne Formuna 1 , ku qytekaret e saj te zakonshem ushetojne me shpejtesi qe do t'i kishte zili edhe legjenda Michael Schumacher.