VIDEO/ Një projekt i ri muzikor..! Parashqevi Simaku dhe Pirro Çako ribashkohen pas shumë vitesh

26 Dhjetor 2024, 09:00Lifestyle TEMA
VIDEO/ Një projekt i ri muzikor..! Parashqevi Simaku dhe Pirro Çako

Vetëm një ditë më parë Pirro Çako tha se prej vitesh ka provuar të kontaktojë me të madhen Parashqevi Simaku, por nuk ia arriti dot. E së fundmi, pas shumë e shumë vitesh, më saktë pas 36 vitesh, Parashqevi Simaku dhe Pirro Çako kanë zhvilluar bisedën e tyre të parë.

Dy bashkëpunëtorët që në Festivalin e Këngës triumfuan me “E duam lumturinë”, kanë biseduar këtë të mërkurë. Ka qenë vetë Elton Ilirjani ai i cili ka publikuar një video ku artistja shqiptare shihej teksa bisedonte me mall e nostalgji me kantautorin e njohur.

Si në sytë e Pirros, po ashtu dhe në zërin e Parashqevisë kuptohej qartë malli dhe respekti që ata gëzonin ende për njëri tjetrin.

Parashqevi Simaku: Jam gëzuar shumë për Sandrin e vogël. Më thuaj si është nëna, mbreti i muzikës shqiptare babai yt? 

Piro Çako: Babai nuk jeton më   

Parashqevi Simaku: Ooo, po ja të ka ty. Tani të ka ty.  

Piro Çako: Po ti si je njëherë?

Parashqevi Simaku: Shumë, shumë mirë jam. Ja me ato dramat që mbaruan më në fund. Shyqyr Zotit. 'Eltoni më tha do të flasësh?' Patjetër i thashë sepse kemi shumë vite që nuk kemi folur. Që kur bëmë një fotografi që kur morëm çmimin e parë. Mirë je ti? Dukesh si pëllumb. Tu bëfsha kurban.

Ndërkohë, përpos kësaj video biznesmeni Elton Ilirjani ka zbuluar për publikun Pirro dhe Parashqevia biseduan edhe për projektin e tyre të radhës.



 

 

5 Komente

  1. S
    Sukses hde vetem suksese..

    Lajm fantastik qe na ngroh te gjithvet....Nje bravo te madhe z. Pirro Cako qe mbas kaqe vitesh planifikon te beje nje duhet mbase me z. Parashivi Simaku ! Suksese dhe vetem sukese... do plasin nga zhelozia ato plakat e tjera kengetare qe neper Intervista nxoren ne pah zemren e zeze te tyre kundra koleges te tyre . z. parashivi Simaku..

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sukses hde vetem suksese..

      Lajm fantastik qe na ngroh te gjithvet....Nje bravo te madhe z. Pirro Cako qe mbas kaqe vitesh planifikon te beje nje duhet mbase me z. Parashivi Simaku ! Suksese dhe vetem sukese... do plasin nga zhelozia ato plakat e tjera kengetare qe neper Intervista nxoren ne pah zemren e zeze te tyre kundra koleges te tyre . z. parashivi Simaku..

      Përgjigjjuni
      1. A
        Asd

        Sipas meje jane me 20 vjet vonese. Nga bukuria e Parashqevise nuk ka mbetur gje, ndoshta as nga zeri. Rrezikohet te cenohet magjia e imazhit te saj 'Parashqevi 90'...megjithate ...suksese per aq sa eshte e mundur!!!

        Përgjigjjuni
        1. P
          Populli

          Do t'i duhet ca pune, por çdo gjë do te riparohet

          Përgjigjjuni
          1. .
            ..

            Na cate Meron me kete ish kartiste

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje