Ylli i Interit në gjendje të “mjerueshme” shfaqet i zbathur duke luajtur domino rrugëve

31 Tetor 2024, 11:19Lifestyle TEMA

Ylli i Interit në gjendje të “mjerueshme” shfaqet i

Një seri fotosh të publikuara në TikTok tregojnë gjendjen aktuale të ish-yllit të futbollit Adriano, dikur i njohur për performancat e tij të shkëlqyera me ekipin italian Inter dhe kombëtaren e Brazilit.

Pamjet janë tronditëse; Adriano shihet zbathur në rrugë, i shtrirë në trotuar, dhe më pas përpiqet të ngrihet me vështirësi nga një karrige plastike. Në njërën dorë mban një gotë birrë dhe një cigare, ndërsa në tjetrën, një smartphone të lidhur në një prizë të improvizuar. Qëndrimi i tij i qetë dhe i relaksuar në rrugët e favelave ku është kthyer tregon një jetë të thjeshtë dhe larg shkëlqimit të dikurshëm.

Adriano, dikur mbante numrin 9 dhe njihej për talentin, fuqinë dhe aftësinë e tij në fushë. Mediat e huaja shkruajnë se, megjithëse kishte gjithçka, nga fama te milionat, fati i tij mund të kishte qenë krejtësisht ndryshe nëse do të kishte ruajtur stabilitetin. E quajtën “perandor”, por nga lavdia e viteve kur tronditi botën me lojën e tij, ka mbetur shumë pak nga mbretëria e dikurshme.

5 Komente

  1. B
    Berti

    Pp emer a ka ky o gazetare bole.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Traineri

      Dhe si e ka emrin ky? Apo varja

      Përgjigjjuni
      1. E
        Enes

        Vetem emrin nuk e morem vesh

        Përgjigjjuni
        1. d
          dsa

          Perkthim nga google dhe nuk mund te kete emer si cdo bole nuk mund te beje ndryshim. Fotot per Adrianon flasin qarte per perfubdimin e nje jevgu si cdo jevg tjeter.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sadri Sarajeva

            Ama jevgjit qenka,mir ti behet

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje