31 vite nga themelimi i FRESSH, Balla nga Fieri fton të rinjtë në PS: Socialistët janë gjithnjë të parët, duhet të jeni krah fituesve

15 Janar 2023, 10:59Politika TEMA

31 vite nga themelimi i FRESSH, Balla nga Fieri fton të rinjtë në

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka festuar sot 31 vjetorin e themelimit të FRESSH nga Apollonia.

Balla fton çdo të ri e të re të qarkut të Fierit, të anëtarësohet në partinë socialiste, sepse sipas tij është gjithnjë fituese, e brezi i ri duhet të jetë krah një force politike që gjithnjë fiton falë ndihmës për nevojtarët.

“Edhe pse FRESSH bën 31 vjeç, i ri mbetet gjithmonë. Dua t’ju falenderoj të gjithëve për këtë pjesëmarrje, të rinjtë e të reja të qarkut të Fierit.

Ata kanë qenë dhe mbeten, forcave dhe fuqia e vërtetë e FRESH-it të partisë socialiste. Detyra jonë është ta mbajmë Fierin kryeqytetin e partisë socialiste. Kush zgjedh, të japë kontributin e vetë për Shqipërinë duhet të zgjedhë PS. Kush vendos të bëhet pjesë e vendimmarrjes dhe të sjellë ndryshim, duhet të zgjedhë PS.

Të zgjidhni PS sepse është e vetmja forcë politike, që gjatë gjithë këtyre viteve, nuk ka çeduar integritetin shqiptar. Prandaj, ne menduam që në këtë përvjetor, të mblidheshim të gjithë në një prej smeraldeve të historisë shqiptare, në qytetin  e vjetër antik të Apollonisë.

Ne shqiptarët, jo vetëm që kemi themelet tona, por do të vëmë themelet e reja. Ftojmë çdo të ri e të re, të bëhet pjesë e PS-së. Ju të rinjtë duhet të jeni gjithnjë fitues dhe ka një forcë politike që është fituese, ajo është PS. Sepse është pranë njerëzve në nevojë. Gëzuar FRESSHI ditëlindjen.”- tha Balla.

 

1 Komente

  1. $
    $antiago-@-Chil€

    SPAK duhet tē kontrollojë sa prona dhe para ka ky hajduti...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje