Aeroporti i Vlorës mund të përfundojë pronë e një fondi investimesh fantazmë pas një kredie të dyshimtë 100 milionëshe marrë nga Pacolli

16 Tetor 2025, 13:17Politika Gazeta Tema

Aeroporti i Vlorës është hipotekuar si garanci financiare kundrejt një marrëveshjeje huaje midis Mabco Constructions S.A. dhe Delphos Securities SARL, për një shumë prej 100 milionë dollarësh, marrë nga Behgjet Pacolli në mars të këtij viti.
Dokumenti që ka siguruar gazeta Tema tregon një kontratë kredie (Facility Agreement) midis Mabco Constructions S.A. (huamarrës) dhe Delphos Securities SARL, Compartment Bernina (huadhënës), e datës 26 mars 2025, me një shumë totale prej 100 milionë eurosh.

Aeroporti i Vlorës mund të përfundojë pronë e një

 

Huadhënësi ka vendosur si kusht dorëzimin e dokumenteve ligjore, licencave, marrëveshjeve të koncesionit dhe garancive, si dhe miratimin nga autoritetet shqiptare dhe dorëzimin e pasqyrave financiare të VIA-s.
Po ashtu, tek paketa e sigurisë është theksuar se duhen garanci mbi të ardhurat e VIA-s, përfshirë edhe garanci qeveritare, si dhe garancitë mbi llogaritë e projektit.

Në një marrëveshje anësore, si aneks i kësaj marrëveshjeje, thuhet se VIA (Vlora International Airport) do të bëhet bashkëhuamarrës pas fillimit të projektit. Para kësaj, nuk kërkohet miratim i qeverisë shqiptare.
Pra, këtu qëndron pika kyçe e anashkalimit të kontrollit të qeverisë shqiptare mbi koncesionin dhe mundësinë e përfundimit të tij në një fond investimesh offshore, pas të cilit qëndrojnë investitorë rusë dhe kazakë.

 

Çfarë përmban kontrata e financimit?

Kontrata tregon shumën e kredisë dhe qëllimin e saj
Totali i shumës është Facility Amount: €100,000,000, ndërsa shuma e angazhuar: €97,000,000.
Qëllimi është financimi i ndërtimit dhe operimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës (VIA) dhe shpenzimeve të përgjithshme korporative të lidhura me këtë projekt.

Termat kryesorë financiarë

  Interesi fillestar: 7.625% në vit

 Periudha e interesit: Një vit pas disbursimit dhe çdo vit më pas

 Interesi për vonesa: Nga 9.625% deri në 13.625%, në varësi të kohëzgjatjes së mospagimit

Pagesa e këstit: Çdo vit, me detyrim për të shlyer të paktën 20% të shumës së huasë në çdo vit të fundit të periudhës së huasë

Tarifat

Tarifë strukturuese: 1% e shumës së huasë, e zbritur që në disbursimin e parë

Tarifë monitorimi: 0.25% e shumës së mbetur, paguhet çdo vit

Tarifë parashlyerjeje: 2% e shumës së mbetur nëse paguhet përpara vitit të pestë

Kushtet paraprake

Huadhënësi ka vënë si kusht dorëzimin e dokumenteve ligjore, licencave, marrëveshjeve të koncesionit dhe garancive, si dhe miratimin nga autoritetet shqiptare dhe dorëzimin e pasqyrave financiare të VIA-s.
Në paketën e sigurisë përcaktohet qartë se duhen garanci mbi të ardhurat e VIA-s, përfshirë garanci qeveritare dhe garanci mbi llogaritë e projektit.

Paketa e sigurisë (kolaterali)

Garanci mbi të ardhurat e VIA-s, përfshirë edhe ato me garanci qeveritare.

Garanci mbi llogaritë e projektit në Shqipëri.

Prioritet: Lidhja me kolateral të rendit të parë (first-ranking security interests).

Marrëveshja anësore (Side Letter) dhe aksesimi i VIA-s

VIA (Vlora International Airport) do të bëhet bashkëhuamarrës pas fillimit të projektit.

Para kësaj, nuk kërkohet miratim i qeverisë shqiptare.

Marrëveshja anësore rregullon detyrimet paraprake të VIA-s ndaj huadhënësit.

Ngjarjet e mospagimit (Events of Default)

Mospagesa e detyrimeve financiare.

Shkelja e kushteve të marrëveshjes.

 Ndryshimi i kontrollit të Behgjet Pacollit mbi kompaninë Mabco cilësohet si ngjarje që aktivizon klauzolën e parakohshme të shlyerjes.

Përfaqësime dhe angazhime të huamarrësit

Dorëzimi i pasqyrave financiare të përvitshme dhe të ndërmjetme (për Mabco dhe VIA).

 Respektimi i ligjeve kundër korrupsionit dhe atyre për sanksionet ndërkombëtare.

Përdorimi i fondeve vetëm për projektin e aeroportit dhe qëllime të lidhura me të.

Në faqet e fundit (78–79), nënshkruesit janë:

Për huamarrësin (Mabco Constructions S.A.)

Për huadhënësin (Delphos Securities SARL, Compartment Bernina): Bart Turtelboom, me pozicionin Manager.

Çfarë fshihet pas kontratës?

Nga një hetim më i thelluar kuptohet se Delphos Securities SARL, një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e inkorporuar sipas ligjeve të Luksemburgut, është një subjekt i pasiguruar i titullarizimit (société de titrisation) sipas ligjit të Luksemburgut të datës 22 mars 2004 mbi titullarizimin, e ndryshuar.
Selia e saj është në adresën 10, rue Antoine Jans, L-1820 Luxembourg, dhe është e regjistruar në Regjistrin e Tregtisë dhe Shoqërive të Luksemburgut (RCSL) me numrin B291432.
Ajo përfaqësohet nga Bart Turtelboom, banues në Zvicër, mbajtës i pasaportës me numër ES170112, që vepron në emër të ndarjes së saj (Compartment) Bernina.

Aeroporti i Vlorës mund të përfundojë pronë e një

Pra, financuesi i saj real është Compartment Bernina, e cila është një kompani offshore.
Nga ana tjetër, Bart Turtelboom ka qenë i përfshirë në “Klubin e Parisit” me Rusinë, veçanërisht në lidhje me borxhin rus ndaj këtij klubi, si pjesë e rëndësishme e karrierës së tij në financat ndërkombëtare. Ai ka punuar në transaksione që kanë të bëjnë me Rusinë dhe tregjet në zhvillim.
Ndërsa Compartment Bernina, formalish nuk dihet kush e zotëron, por pas saj qëndrojnë personazhe nga Kazakistani dhe Rusia.

Aeroporti i Vlorës mund të përfundojë pronë e një

Thelbi I Marrëveshjes

Ky Facility Agreement, ndonëse i paraqitur si marrëveshje huaje midis Mabco Constructions S.A. dhe Delphos Securities SARL, në substancë nuk ka karakteristikat e një huaje klasike bankare.
Elementet kontraktore dhe struktura e saj tregojnë se objektivi real nuk është thjesht financimi i projektit, por marrja e kontrollit ekonomik dhe operacional mbi aeroportin përmes instrumenteve të borxhit.

Formalisht, kontrata nuk parashikon transferim kuotash ose ndryshim pronësie. Në pamje të parë, aksionarët mbeten të njëjtët dhe dokumenti duket si marrëveshje financimi. Por në realitet, ajo shërben si marrëveshje kontrolli, ku huadhënësi merr të gjitha elementet që normalisht i përkasin pronarit:

Kontroll mbi të ardhurat dhe llogaritë bankare.

 Veto mbi ndryshimet statutore apo koncesionare.

 Mundësi për marrje të kontrollit në çdo moment përmes klauzolave të “default”-it.

Parapagim i ndaluar për 5 vite, që e lidh projektin juridikisht dhe financiarisht me kreditorin.

Mekanizmi i “Accession Letter”, që e kthen vetë shoqërinë koncesionare në huamarrëse.

Këto elemente e bëjnë të qartë se: Shoqëria koncesionare humbet pavarësinë financiare, Huadhënësi fiton kontrollin ekonomik mbi flukset financiare ndërsa aksionarët mbeten formalë, ndërsa pushteti real kalon tek kreditori.

Ky instrument juridik arrin të njëjtin efekt si shitja e aksioneve, por pa kontratë shitjeje të hapur.
Në thelb, kemi të bëjmë me një shitje të maskuar — një strukturë e ndërtuar posaçërisht për të transferuar kontrollin e aeroportit te huadhënësi, nën petkun e një marrëveshjeje huaje.

 

24 Komente

  1. H
    Haka Tekizoti

    Thjesht, për hir të cenimit të sigurisë kombëtare, qeveria nuk duhat ta lejojë kalimin te pronarë të tjerë. Prokuroria që merret me lepuj duhet të merret me këtë dhe gjykata duhet të vendosë për përgjegjësinë penale që ka Pacolli e kushdo tjetër për mostrespektimin apo devijimin e kontratës që ka me shtetin shqiptar. Nëse lejohen akraballëqet e maskarallëqet e Pacollit atëherë, ata që kanë autoritetin dhe tagrin ta ndalojnë nuk e ndalojnë, por e lejojnë, janë ashiqare bashkëpunëtorë në krim me të.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pjeter

      Nuk e di si funksionon ne keto situata por nga BE, dhe USA, ka sanksione ne fuqi po te besh aktualisht bisnes me Rusine, dhe ruset e kazakete fondit ne fjale mund te jene fare mire ne lidhje direkt me Kremlinin, e ne kete rast po u provua, shteti shqiptar mund ta shtetzoje aeroportin per arsye te sigurise kombetare, ama Pacolli rrezikon shume pastaj, sepse ketu ka te beje me cenim serioz te sigurise kombetare me veprimet e tij.

      Përgjigjjuni
      1. k
        kxp

        Eshte tradheti kombetare qe tu japesh aeroportin ruseve.Armiqve me te medhenj te kombit Shqiptar.Vetem nje bajge si Paçolli e ben kete. Rame turp te kesh.Me mire mos e kishe ndertuar fare aeroportin se sa e lejove kete tradhetar te perzihej ne ndertim.

        Përgjigjjuni
      2. E
        Ekonomisti

        Investin fantazem u ngrit,pronare fsntazem u bitis!?

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lubia

          Po Bela Mafia qe e ngriti kete fantazem, ca mendon?

          Përgjigjjuni
          1. E
            Erisa

            Pacollit i fusni gishtin ne bithe.

            Përgjigjjuni
            1. X
              Xxx

              Ç'pret nga ky Pacolli me fytyrë të salduar

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shqiptari

                Keshtu eshte kur pasuri kombetare ju jepen privateve.Porte aeroporte minetalet nafta dhe uji duhet te jene monopole shteti qe te mos cenohet siguria kombetare.

                Përgjigjjuni
                1. x
                  xha Braho

                  Po per cfare sigurie kombetare po flet or mik? Armiku mo i modh i ketyre trojeve jane po vete shqiptaret.

                  Përgjigjjuni
                2. x
                  xhambazi

                  Bela gojorja Rahmut haleja ,po si s ben nje gje pa korrupsion ,pa u futur prokuroria apo ivestitore fantazme

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Emri dihet

                    Ore se na habitet.Po kjo ehste loje dhe skenar i kurdisur nga Berisha.Habitem se si akoma vazhdon ti fuse thike pas shpine shqiptareve.nuk eshte pune Pacolli kjo.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Ana

                      Mesa di une, pronaret (jane 2 ortake se i treti u largua mbasi u dha koncesioni) kane marre kredi edhe nga bankat (nuk e di shumen) , por cfare kane lene peng surratin e Pacollit? Investitore legena , por edhe shtet bytheqire dhe i marre fund!

                      Përgjigjjuni
                      1. s
                        shpetimi

                        Keto kontrata per objekte te rendesise vecante sic eshte aeroporti por qe demtojne neser sigurine kombetare pasi tines u perfshke ruset.Si shteti e ka lejuar kete gje.

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Merrja bexhetit se sna dha gje

                          O sa budallalliqe po lexojme e degjojme. Shkruhet ketu se "Ndërsa Compartment Bernina, formalish nuk dihet kush e zotëron, por pas saj qëndrojnë personazhe nga Kazakistani dhe Rusia". Pra edhe nuk e dine kush e zoteron kte kompanine por ditkerkan qe e zoterokan njeres nga kazakistani apo rusia. Spo merrem me pasazhe te tjera re shkrimit se eshte per te qeshur.

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Nuk ka rendesi

                            Qe te mos na e marrin te tjeret, une them ta ndajme mes vedi. 50% Rama, 50% Bela dhe ja shpetii Atdheu nga grabitja ruse. Ne qofte puna per shpetimin e Atdheut, hallal...

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Albin kok kari

                              Ahhhaha,fiks

                              Përgjigjjuni
                            2. B
                              Bravo TEMA qe flet per kete megaskandal

                              Deliri i madheshtise dhe deliri i injorances dhe i babezise se qeverise tone, beri qe nje pederast nje mashtrus te grabisi asetet me te cmuara te shqiperise. Po ministria perkatese me miltantet e paepur, pse nuk e kane ndjekur cdo hap dhe me detaje se cfare behet me aeroportin e vlores ??? Te gjithe pergjegjesit duhet ti marre SPAK sa me pare

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Balli pa Balluke

                                dmth begjeti ka marr 57 milion BKT dhe 100.000 milion ketyre alias kazake dhe ruse, ka ndertuar nje piste dhe nje kapanon qe nuk shkojme me shume se 20 milion dhe ka dale i nderuar duke na lane targen - keshtu eshte kur i bejne kontratat me bythe- se kete gje e kishin mundesi t'ia ndalonin ne kontrate- duke kontrolluar dhe kush nga financuesit do te zinte vendin e investitorit ne rast se kompania deshtone te permbushte kredine.

                                Përgjigjjuni
                                1. 6
                                  600 vjet nuk u poqe , o shqiptar kokloqe

                                  Shqiperi te kam dhjere nuk te kuptova asnjehere

                                  Përgjigjjuni
                                  1. P
                                    Popull pa takat

                                    Se kush eshte zoti Pacolli kjo dihet boterishte. Pyetja eshte si ka mundesi qe Rama na e solli ketu dhe i dha nje aset kaq strategjik??? Zonja Balluku duhet te jap shpjegime ne prokurori jo vetem mbi cfare dokumentacioni dhe garancish demonstroi zoti Pacolli kur u be pronar i kuotes 51% te aksioneve fillestare por dhe pse kompania turke qe ishte pjese e konsorciumit me 40% te aksioneve shet pa pritur aksionet e saj tek Pacolli per shifren qesharake! Mos zonja Balluku eshte aksionerja e ketij 40% qe sot i ka Pacolli dhe nuk jua kthen?!!! Kjo eshte nje tjeter pune e piste e kesaj qeverie totalishte jo vetem e korruptuar por dhe fare e paafte. Vjedhje kaq te trasha sa keto te qeverise Rama qe nisin me 20% ne cdo pune publike dhe vazhdojne me Inceneratoret dhe sot jemi tek aeroporti i Vlores nuk jane ber as ne kohe te perandorise osmane. Hajdut dhe sharlatane ordinere kete klase politike arritem te kemi ne keto 35 vite dhjerokraci.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. L
                                      Logjika

                                      Kur mashtruesi perfundon i 'mashtruar'. Z. Pacolli ka bere lojra qe mund ti shohim vetem ne filma hollivudian. Se pari ka marr kredi nga firma e regjistruar ne Luksemburg ( 100Milion) pastaj me garancionet shtetrore ka marr kredi ekstra tek banka BKT, (per te njejten ceshtje) duke mos treguar se projekti ne fjale eshte peng i investitorit nga Luksemburgu. Nga ana tjeter, ne ujdi parparake dhe ilegalisht ka bere transferimin e aksioneve te partnerit 'fantazme'- partner i cili ka hyre vetem se ka ekzpertizen e duhur per ndertime te medha. Pra, si garantues i projektit del te jete para-paguar me nje shume te caktuar, ndaj dhe bartja e heshtur e aksioneve identifikon lojen e piste te Pacollit, ne kurriz te partenrit tjeter lokal nga kosova ( V.Lluka), i cili ka qene i kontraktuar per ndertimin e aeroportit te Vlores, (ne vend te partnerit gjermano-turk), i cili ka shitur / bartur aksionet tek Pacolli, ndersa aeroporti eshte ndertuar nga ndertuesi amator, pa ekspertize dhe personalisht naiv, te cilin Pacolli e mashtron dhe ja del te merr 98% te aksioneve, duke e bere tere ceshtjen nje TRILLER te vertet. Rama, si rallehere del komplet jashte loje dhe i perdorur si nje baxhelle rruge nga miku i tij kosovar, Pacolli.... wow kjo me te vertet duhet bere film ne NETFLIX !!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. E
                                        Edlira

                                        Mafia kudo qe te hedhesh syte...Kur do behemi pjese e BE,meqe tani keto "standartet" qe na kerkohen,i permbushem dhe ne,pra persa i perket Krimit te Organizuar(ashtu si Europa,etj.)shkelqyeshem?

                                        Përgjigjjuni
                                        1. I
                                          Iliri nga Himara

                                          Aman mero kush ta ka dhene kete informacion,ti vete te ruan lesht nuk ke informacion ca ndodh te puna jote,jo te kesh gjithe kete informacion te detajuar.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. M
                                            Messerschmitt

                                            prandaj erdhi dhe gjakdhjerja van der leyin ne shwipieri per ta paralajmuar gjadhjerin gerkku piktorin ....

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje