Ambasadorët e BE-së vendosin për hapjen e negociatave për grupkapitullin e 5-të me Shqipërinë

23 Korrik 2025, 14:28Politika TEMA
Ambasadorët e BE-së vendosin për hapjen e negociatave për

Ambasadorët e 27 vendeve anëtare të BE-së i kane dhene dritën jeshile vijimit te negociatave të integrimit me vendin tone. qeverisë shqiptare i është dërguar ftesa për hapjen e grupkapitullin të 5-të, i cili përfshin Bujqësinë dhe Kohezionin që është dhe i fundit në bisedimet për anëtarësimin.

Mësohet se zyrtarisht pritet që veprimi të ndërmerret në shtator kur do të zhvillohet konferenca ndërqeveritare në të cilën do të flitet dhe për 5 grupkapitujt të tjerë të hapur më parë.

Zyrtarët e BE kanë shprehur vlerësimin për ecurinë e shpejt të këtyre bisedimeve duke shprehur edhe besimin për përfundimin e të gjtiha bisedimeve brenda vitit 2027.

Negociatat me shqipërinë nisën në tetori të vitit të shkuar që përfshin disa fusha thelbësore, si drejtësia, gjyqësori, funksionimi i institucioneve demokratike, prokurimi publik, si dhe reforma e administratës publike.

Tashmë do të mbetet realizimi i detyrave dhe më pas gjithccka do ti lihet kërkesës dhe vendimit për anëtarësimin e vendit në unionin evropian ku angazhimi është deklaruar viti 2030. për këtë shkak janë rritur dhe financimet për vendet e ballkanit perëndimor. Qëllimi mbetet jo vetëm përafrimi i legjislacionit dhe zbatimit të tij, por edhe rritja ekonomike e vendeve si dhe përgatitja e kompanive për të qenë konkurruese në tregun e përbashkët

1 Komente

  1. K
    Kenaqemi me lug bosh

    Po sa kapituj kemi ?? Apo vari qillon thuaj …kur te kemi perfunduar se kontrolluar gjithe kapitujt , kur them se sdihet se kur ….EU do jete bere gje pa rendesi , asnje nuk e di se si do shkoj situata per 5-10 ose 15 vjetet e ardheshme ….lufta ekonomike USA-EU -KINA ….Po ecen ne rruge te pa verifikuar dhe kontrolluara …asnje nuk e di fatin e kesaj perplasje …..

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje