AMP aksion blic në Tiranë, inspekton lokalet e natës për drogë, lojra fati e muzikë jashtë orarit

12 Janar 2025, 13:46Kronika TEMA
AMP aksion blic në Tiranë, inspekton lokalet e natës për

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, gjatë mbrëmjes së djeshme, me të gjithë agjentët e saj në terren ka zhvilluar inspektime blic në Tiranë. 

Inspektimet janë kryer në lokalet e natës për goditjen e veprimtarive të paligjshme, si lojërat e fatit, muzika në lokale jashtë orarit, parandalimin e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe parandalimin e parkimeve të paligjshme.

Agjentët e AMP kanë inspektuar të gjitha pikat e kontrollit të policisë.

Inspektimet janë bërë për të monitoruar punën e Policisë së Shtetit dhe për të inspektuar reagimin e policisë kur qytetarët bëjnë denoncime me qëllim përmirësimin e shërbimit policor.

1 Komente

  1. s
    sapa

    Beni edhe nje organizate tjeter:KBM. qe e perkthyer do te thote:kontrolloni bolet mbikqyrjes!Shqipeira ka marre fund me kohe!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje