Balla prezanton 2 nismat e PS: Kush ka pasur lidhje me ish-Sigurimin nuk merr pjesë në politikë

21 Tetor 2022, 13:23Politika TEMA

Balla prezanton 2 nismat e PS: Kush ka pasur lidhje me ish-Sigurimin nuk merr

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka dorëzuar sot në Kuvend, dy amendamentet për ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit. Depozitimi i nismave vjen dy ditë pasi Parlamenti miratoi edhe me votat e grupit të Enkelejd Alibeajt hapjen e dosjeve.

Në një deklaratë për mediat, Balla u shpreh se dy nismat janë, ajo që në gjuhën e përditshme njihet si ligji i dekriminalizimit, ku nëse personi që mban poste publike verifikohet se ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit përveçse i hiqet e drejta për ushtrim të funksionit ndiqet edhe penalisht. Ndërsa nisma e dytë ka të bëjë me partitë politike.

“Sot PS prezanton edhe dy nisma të tjera për ndalimin e personave me lidhje në të shkuarën me ish-sigurimin famëkeq. Janë dy nisma, e para ka të bëjë me ndryshimin e ligjit  për integritetin e personave që zgjidhen dhe emërohen në funksione pulitke, ose ligi i dekriminalizimit dhe tjetra për partitë politike.

E para parashikon ndalimin e personave për të marrë poste publike nëse vërtetohet lidhje me sigurimin e shtetit. Verifikimi kryhet në bazë të vetëdekelarimit dhe nëse rezulton i pavërtetë përveç humbjes për të qenë në poste publike personi ngarkohet me përgjegjësi penale.

Nisma e dytë ajo për ndryshimin e në ligjin e partive ka të njëjtën qasje, pra nuk mund të jenë kryetar të Partive në sistemin demokratike ata që kanë qenë bashkëpunëtore të sigurimit. Këto dy nisma janë premisat e duhura ligjore që spiunët e regjimit të mos jenë më pjesë e asnjë posti publik”, tha Balla.

2 Komente

  1. D
    Dardan

    Poshte ish-Sekretaret kriminele me duar te bardha te organizatave te Partise se Punes se Shqiperise! Demokracia do te fitoje edhe ne Shqiperine e marre peng nga Perbindeshi i Vicidolit, Sali Vuk Karaxhich, mik personal i Hitler Putinit.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vranakonti

      Mire e ke zoti Balla,por nuk eshte ne doren tende.Kjo eshte ne doren e Sali Berishes dhe Ilir Metes. Ti dhe Edi Rama,nuk kini aq kredibilitet ne drejtesine shqipetare sa kane ata dy. Ata kane para sa te blejne shqiperine dhe jo SPASK-un apo autoritetin e dosjeve. E verteta eshte mire qe te kemi nje pushtet dhe parlament te paster,pa spiuna,por ama kjo eshte e parealizueshme,se,sa te jete gjall doktor mortja nuk do te kete.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje