Balla takim me Çelën: Dua mbështetjen e Prokurorisë në goditjen e “të fortëve”

25 Korrik 2023, 13:15Politika TEMA

Balla takim me Çelën: Dua mbështetjen e Prokurorisë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar sot një takim me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela. 


Balla dhe Çela për dy orë me radhë kanë diskutuar lidhur me rritjen e bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë me fokus intensifikimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit.

Balla i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme mbështetjen në goditjen e “të fortëve” dhe rrjeteve të shpërndarësve të drogës.

Bashkëpunimi i ngushtë u vlerësua nga të dyja palët si parakusht dhe çëlësi i suksesit për realizimin e objektivave të përbashkëta. 

Prokurori i Përgjithshëm dhe Ministri i Brendshëm vunë gjithashtu theksin edhe tek nevoja e rritjes së cilësisë së hetimeve dhe një qasje proaktive në monitorimin dhe procedimin e “të fortëve” në  lagje, në sheshe e qendra të banuara në të gjithë vendin, me qëllim goditjen dhe parandalimin e fenomeneve kriminale që prekin nga afër qytetarët. 

Në takim ishin të pranishëm edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, Drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës, Arens Çela dhe Drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Ardi Veliu.

1 Komente

  1. h
    ha muco pi muco

    Mire e ke ti,Balla,por para se te vije tek ky lloj kryeprokurori.duhet te dije ,qe Cela i zgjedhur para shume vjetesh,nuk e ka celur fare detyren qe ka.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje