Humbi për herë të dytë zgjedhjet në Rrogozhinë, Hoxha: Disa vendosën të “ndërronin anijen” gjatë rrugës

25 Korrik 2023, 12:34Politika TEMA

Humbi për herë të dytë zgjedhjet në Rrogozhinë,

Kandidati i ''Bashkë Fitojmë'' Shkëlqim Hoxha ka reaguar pas humbjes në zgjedhjet që u mbajtën të dielën për kryetar bashkie në Rrogozhinë.

Sipas tij humbja ka ardhur për shkak të shantazhit dhe dhunës ndaj administratës, bizneseve dhe qytetarëve.


''Mirënjohje dhe falenderime për të gjithë banorët e Rrogozhinës që dolën për të votuar. Falenderime të përzemërta për të gjithë ata që besuan tek ëndrra e ekipit tonë për një Rrogozhinë ndryshe.

Falenderime për gjithë bashkëpuntorët dhe njerëzit që sakrifikuan këto muaj kohë, energji dhe mund. Faleminderit edhe atyre që vendosën të “ndërronin anijen” gjatë rrugës! Kjo periudhë rezultoi një eksperiencë unike dhe shumë mësime u nxorrën.

Rezultati i zgjedhjeve të 23 Korrikut për fat të keq nuk pasqyron realitetin dhe nuk është një shprehje e vullnetit të lirë të qytetarëve. Ky rezultat u ndikua nga një makineri shantazhi dhe dhune ndaj administratës publike, biznesit dhe qytetarëve. I gjithë shteti zbarkoi në Rrogozhinë dhe sollën me vete një paketë me mbi 1500 vota.

Përballë patëm shtetin, oligarkët dhe makineritë tyre. Unë dhe njerëzit fisnikë që më rrethonin nuk u trembëm, nuk bëmë kompromise dhe nuk u përkulëm ndaj tyre, por luftuam deri në momentin e fundit përa të mbrojtur vullnetin e qytetarëve të Rrogozhinës.

Votat i mbrojtëm dhe vota përsëri morëm! 4920 qytetarë përqafuan dëshirën tonë për Rrogozhinën një qytet më të mirë! 4920 falenderime të sinqerta për të gjithë ju që besoni në dinjitet dhe vlera njerëzore! Do mbetem njëri prej jush…!’- shkruan Hoxha.

 

12 Komente

  1. L
    Li

    Po pse lodhesh na e tha Berishi

    Përgjigjjuni
    1. A
      Abazi

      Ne po prisnim qe ky Hoxha qe humbi dy here ne Rrogozhine te dilte dhe te bente thirrje jo vetem per Rrogozhinen por gjithe Shqiptarve qe me Sali Berishen nuk fitohet kurre,prandaj ta mbledhin torollaken dhe te heqin dore nga ky njeri qe po sjell derdalle nje milet te tere.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Poseidon

        FALEMINDERIT EDHE PER PARATE QE HARXHOVE PER TE BLERE VOTA.TE PAKTEN FITUAN PO ATA QE KISHIN SE FUKAREJVE U KERKOVAE FOTOGRSFIM TE BOTES PER TE MARE PARATE ,POR QE U ZUNE GAFIL........TE JESHE PARA NUK DON TE THOTE SE JE ZOT I GJITHCKAJE............TE RROJE SALIH KUFOMA DHE ILIRSPIUNPRESIDHJERI

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hekri

          Ik o Çim se edhe surratin tat kishim mangut ne ket vap Ik e blej nai p.. se votat nuk i bleve dot

          Përgjigjjuni
          1. c
            ce

            O Shkelqim hoxha po akoma do te vjedhesh , se tu mbaruan parate e doganes mor hunderr. Te njeh mire populli dhe specialistet e doganes qe te sillnin zarfin cdo muaj vetem te mos i pushoje nga puna se ju kerkove dorheqjen te gjitheve per tju futur friken ne bark o monster e foltores.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kastrioti

              Ky eshte nje ata njerez qe i bashkohet grupimit te pd, qe me pare pranojne vdekjen se sa humbjen, kjo pra eshte partia famemadhe qe e ka rrenuar kete vende qe nuk solli demokraci, qe njerzit aq shume e enderronin, por dhjerokraci, qe nuk na çoi drejt europes, po drejt gropes, na tha drejt amerikes e kemben e shtrim aq shume sa mbetem ne mes te oqeanit, keta jane "babaxhanet" e ketij vatani qe kane shpirtin me te zi se shejtani e votojni perseri ju qe nuk e kuptoni, ju qe e kuptoni se keshtu e doni dhe ju qe ju therret per kjametin e doni ta mbani

              Përgjigjjuni
              1. K
                Katnari

                Me mire qe nuk fitoi I paska shkrujte mesazh velise Pty ftyra të ndyra si ti që ja çove edhe ai që ta nxorri Ha mut nashti nuk të humbi vetëm vula po edhe burrnia .

                Përgjigjjuni
                1. r
                  robi

                  o hunderro kujton se kane harruar njerzit cfare monstre je. Kur erdhe ne dogane u dergove shkrese gjithe inspektoreve qe te paraqitnin dorheqjen brenda javes. Dhe ata fakiret filluan cdo muaj te sillnin zarfin ty ne zyre per te mbyllur gryken dhe shpetuan nga pushimi dhe ti u bere milioner apo bisnesmen me para te pista. Prandaj populli te dha dermen.

                  Përgjigjjuni
                  1. U
                    Ushtari.

                    O cimo po ca don populli tek anija e mbytur nuk thua shyqyr qe erdhi anija tjeter dhe i shpetoj.

                    Përgjigjjuni
                    1. U
                      Ushtari.

                      O cimo po ca don populli tek anija e mbytur nuk thua shyqyr qe erdhi anija tjeter dhe i shpetoj.

                      Përgjigjjuni
                      1. x
                        xhoxhi

                        Shko tako Salën për zgjedhjet e tjera se ai di si fitohet.Si mund të fitosh ti kur shkon mbrapa një njeriu tutkun dhe kriminel?Pse budallenj janë qytetarët?Na vodhën këtu e atje u detyrua administrata sikur ju jeni aq me namus...

                        Përgjigjjuni
                        1. r
                          rrofte lexhenda

                          U shofte lexhenda dhe zagaret e tij !!!!!!!!

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje