Basha nga Gjirokastra: Pastrimi i politikës nga të korruptuarit, e vetmja rrugë për të shpëtuar vendin

24 Korrik 2023, 18:50Politika TEMA

Basha nga Gjirokastra: Pastrimi i politikës nga të korruptuarit, e

Ish-kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me qytetarët në Gjirokastër.

Në një postim në Facebook, Basha shprehet se qytetarëve duhet t’u kthehet pushteti dhe se nuk ka rrugë tjetër për Shqipërinë përveç pastrimit të politikës nga ata që kanë shpërdoruar besimin e qytetarëve.

POSTIMI I PLOTË:

Ne duhet të bëjmë gjithçka që t’u japim forcë dhe pushtet qytetarëve që ata të vendosin për të ardhmen e tyre, duke u kthyer atyre besimin te vota dhe politika!

Për kthimin e besimit tek politika është e rëndësishme ndarja e politikanëve të korruptuar dhe inkriminuar nga politikanët e pastër dhe kjo mundësohet përmes vetting-ut.

Nuk ka rrugë tjetër për Shqipërinë dhe shqiptarët përveç asaj që dikton pastrimi i politikës nga të gjithë ata që kanë shpërdoruar besimin e qytetarëve, duke i shërbyer interesave korruptive dhe klienteliste.

Mjafton dosja e Inceneratorëve për të kuptuar se si kjo qeveri vepron si një organizatë e strukturuar kriminale. Në kulmi e emigrimit qeveria shqetësohet për t’u shërbyer bandave kriminale duke legalizuar kanabisin, apo duke u vrarë shpresat studentëve me ligje anti-kushtetuese.

Prandaj bëhet gjithnjë e më e domosdoshme rritja e mekanizmave të kontrollit dhe llogaridhënies së qeverisë, pavarësisht kush e drejton atë.

Për këtë arsye:

Duhet të ndryshojmë formulimin e Mocionit të besimit dhe atë të mosbesimit;

Numri i ministrive dhe rritja e Borxhit Publik të bëhen me ligj nga Parlamenti;

Heqjen e kontrollit politik ndaj punonjësve të administratës, duke u dhënë atyre siguri në punë;

Zgjedhjen e drejpërdrejt të Presidentit nga populli, si mbartës dhe balancues i pushteve.

Aleanca Qytetare për Demokracinë do të jetë koalicioni ynë për të çliruar ekonominë dhe për të çuar përpara ndryshimet kushtetuese që do të zhbëjnë ato të 2008-ës, duke mundësuar:

Listat e hapura;

Vetting-un e politikanëve;

Votën e diasporës;

Kufizimin e mandateteve.

Partia Demokratike do modernizohet, do ripërtërijë rradhët e saj e do hapet ndaj të gjithë atyre që kanë të njëjtat vlera me ne, për të ndërtuar së bashku alternativën që duan dhe presin shqiptarët.

6 Komente

  1. N
    Nuk behet Shqiperia me plera si ty Saliu e Likja

    Nje pyetje kam per kete trimin me flete qe jep leksione verr verr nga do qe shkon e asnje se degjon : si mund te pastrohet politika nga nje i pa paster si psh ti qe vec hajdut matrapaz ipa zoti as per gje , po edhe vrases si mund ta pastrosh ti politiken kur nga koka deri ne fund te kembeve nuk ke asnje gje per tu besuar . Minister traspoti i vodhe 236 000 000 milion euro kur te therrisnin per shpegime te zinte diareje , minister i jashtem shite detin Greqise , minister i brendshem i le kater pale femije pa baba i vrave ne mes te Tiranes me duar ne xhepa , kryetar bashkie vetem te qaje e te krihje baluket asnje pune e xhiro ne Hollande . Cuditem me ata grup kalamanjsh qe vijne te degjojne pordhet tende batakci pis burre e i pa turp .

    Përgjigjjuni
    1. T
      Te mallkuarit

      Si eshte e mundur , e sa te paftyre qe jeni more te telendisur ,ti more Lul e ati tend i shenjte Berishovici kerkoni : PASTRIMIN E POLITIKES NGA KORRUPSJONI...... Kush do ta pastroj korrupsjonin ti..... !!!!!!!!!!!!! Ah more po ti bashke me Berishjanin jeni bere "Kangren "ne korrupsjon keni 32 vjet qe jeni te korruptuar.... vrases hajdute, e shkaterruat dhe e shitet vendin ju jeni tradhetare dhe armiqt me te ndyre te vendit e te popullit shqiptar.... Ju jeni njerezit me te urryer per popullin... Drejtesine po t'mos e kishit korruptuar ju per interesat tuaja e soin e sorrollopin tuaj, ju do te ishit kalbur ne burg, Dhe populli per arrestimin tuaj nuk do te pushoje kurre kerkesen ne "Spak" Perderisa te behet fakt i kryer.

      Përgjigjjuni
      1. q
        qytetar

        Ti ku hyn !!!!!?????

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje