
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, ka sjellë në vëmendje domosdoshmërinë për ndryshimin e mënyrës së organizimit dhe të funksionimit të komisioneve zgjedhore të niveleve të dyta dhe të treta.
Ai tha se administrimi i zgjedhjeve në këto nivele nuk siguron as integritet të procesit dhe as mirëadministrim teknik të tij.
''Ndoshta nuk është koha apo edhe rasti, por duhet të sjell në vëmendje tani edhe sidomos pas zgjedhjeve të datës 23 korrik 2023 në Rrogozhinë, domosdoshmërinë për ndryshimin e mënyrës së organizimit dhe të funksionimit të komisioneve zgjedhore të niveleve të dyta dhe të treta.
Administrimi i zgjedhjeve në këto nivele nga persona të caktuar vetëm nga partitë politike nuk siguron as integritet të procesit dhe as mirëadministrim teknik të tij.
Shpresoj që partitë politike të vlerësojnë me realizëm dhe pa paragjykime këtë konsideratë të KQZ'', është shprehur Celibashi.
Ohuuu, Celibashit i paska ardhur truri. Kur u vra Olldashi, ky bythemuti dha doreheqjen si zorraxhi. Tani, pa ndonje divorc ne historine personale, me çfarë burrerie del.para publikut ky spurdhjak? Shko futu diku, qaj nga marazi, dhe po e hengre turpin me bukë, vazhdo si ke qenë, por mos dil.ne publik. Fare.