
Kryeministri Edi Rama i ka uruar suksese Edison Memollës i cili fitoi me një rezultat të thellë bashkinë e Rrogozhinës përballë rivalit Shkëlqim Hoxha nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.
Rama thotë se ky rezultat vjen si pasojë e një punë të mirëorganizuar, që ka bërë i gjithë ekipi i Partisë Socialiste të Shqipërisë.
“RROGOZHINA VETËM PËRPARA me Edison Memollajn dhe Partinë Socialiste. Pas rizgjedhjeve të djeshme në Rrogozhinë, kandidati ynë e thellon fitoren e 14 majit, ku doli përpara me 21 vota, me një avantazh spektakolar prej 1752 votash Urime Edison dhe një bravo të madhe për të gjithë skuadrën tonë, e cila nxorri mësimin e duhur nga gara e mëparshme, duke u angazhuar dhe organizuar ende më mirë, për të dalë shumë më lart në zgjedhjen e djeshme pjesore”, shkruan Rama.
Memolla tregoi qe eshte njeriu i duhur per RROGOZHINENNNNN
Mese e merituar
Suksese per memollen djal shembull
Suksese sa me shume per skuadren e Partise Socialiste
Urime fitore mese e merituar
Mirenjohje te madhe per te gjithe cunat e PS ne rrogozhine sepse kane qene perhere prane qytetareve
Urime z.Memolla .... N.q.se qendron prane popullit dhe i anekson berrylat gjate karjeres tende ,suksesin e ke te garantuar per nje te ardheme te sigurte ne politike ... E kunderta do te njollosesh e te behesh si keta qe na dhembin syte kur i shikojme...