Memolla pas fitores në Rrogozhinë: Mirënjohje të gjithëve për mbështetjen, do ta kthejmë në një qytet elitar për turizëm

24 Korrik 2023, 10:22Politika TEMA

Memolla pas fitores në Rrogozhinë: Mirënjohje të

Fituesi i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla ka folur për mediat pas përfundimit të numërimit të votave.

Ai tha se ndihet i lumtur për rezultatin, ndërsa u shpreh falënderues për të gjithë ata që i dhanë mbështetjen përmes votës.

“Kam një falënderim për popullin e Rrogozhinës të majtë e të djathtë që më besuan, Ju jam mirënjohës atyre për të gjithë mbështetjen, të gjithë bashkëpunëtorët e mi dhe familjarët e mi.

Surpriza nuk kishte ne morëm mesazhin e 14 majit, për defektet që kishim dhe tani mësuam nga gabimet dhe në këto 2 muaj punuam fort.

Kishim mundësi të rikuperonim dhe të kërkonim ndjesë. Rezultati tregoi që ja dolëm. Kjo tregon që programi ynë ka qe ë më i mirë se programi i atij tjetrit. Gjatë kësaj kohe ka qenë një fushatë shtëpi më shtëpi, ka qenë kjo gjë që ne na kanë ndikuar.

Kanë qenë dy muaj punë intensive duke kërkuar dorën e bashkëpunimit për ta kthyer në punë. Zotimi im më i madh kthimi i Rrogozhinës në një qytet elitar.  ”- tha Memolla.

7 Komente

  1. A
    Askushi

    Po kjo dihej: Sala dhe Metaj kane marre rrokullimen. Fatkeqesisht ata sa te jene ne krye te Opozites, aq gjate do te qendroje PS ne pushtet.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lushnja

      Qytet elitar per turizem ? Seriozisht e ke ?! Angazhohu ne fabrike sapuni ku punesohen shume qytetar lere turizmin elitar.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Likja

        NUK E DI CFAR POTENCIALI KA RROGOZHINA PER TURIZEM,,,MEGJITHATE BEJENI MJEHERE PASTAJ SHOHIM E BEJME,,TU TREGOSH TURISTEVE SI BEHEJ SAPUNI 15 LEKSH,,SE TJETER,,,

        Përgjigjjuni
        1. g
          gallate

          Hahaha....Rrogozhina, si fillim duhet te ndrroje emrin, ne se do te mirprese turiste...pastaj,... duhet te ndrroje dhe 999 000 gjera te tjera...po kryesorja duhet emer i ri. Imagjinoni: Do shkoj me pushime ne...Rrogozhine - do thote turisti nga Gjermania :)

          Përgjigjjuni
        2. A
          Aleks Xinxa

          Memolla qenka komplet si dardhe

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fiku

            po cer dardhe mer amon,... si patate e shtremet thuj

            Përgjigjjuni
            1. F
              Fiku

              po cer dardhe mer amon,... si patate e shtremet thuj

              Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje