Fitorja e thellë në Rrogozhinë, Veliaj: Mirënjohje të majtëve, por edhe shumë të djathtëve, që bënë diferencën duke braktisur politikën ‘përça e sundo’

24 Korrik 2023, 10:10Politika TEMA

Fitorja e thellë në Rrogozhinë, Veliaj: Mirënjohje të

Drejtuesi politik i PS për Qarkun e  Tiranës Erion Veliaj ka përshëndetur fitoren e thellë të Edison Memollës në Rrogozhinë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj ka falënderuar të gjithë qytetarëve teksa thekson se  “demokratët janë vëllezërit tanë dhe kush shkëputet nga Saliu e salinjtë ka kryer një vepër patriotike sot duke votuar majtas”.

“Faleminderit nga zemra qytetarëve të Rrogozhinës, të majtë e të djathtë, që na dhanë një mbështetje përtej pritshmërive tona më optimiste!

Mirënjohje të majtëve, por edhe shumë të djathtëve, që bënë diferencën duke braktisur politikën ‘përça e sundo’ e ‘mish për top’ kundër Perëndimit!

Demokratët nuk janë armiqtë tanë, ata nuk janë Saliu, familjet e tyre nuk vrasin e vjedhin, nuk i hapin luftë qytetërimit, nuk jetojnë duke shqyer tjetrin.

Demokratët janë vëllezërit tanë dhe kush shkëputet nga Saliu e salinjtë ka kryer një vepër patriotike sot duke votuar majtas! Këtë mesazh e lexuam qartë e do t'ju shërbejmë me përulësi të gjithëve”, nënvizoi ai.


Veliaj tha qytetarët e Rrogozhinës treguan se duan njerëzit që punojnë, jo ata që përfitojnë.

“Ky është një rezultat i cili i jep përgjigje të gjithëve. Dhe i jep fund përpëlitjeve absurde që donin të përdornin nga njerëz që duan të përdorin votën për t'u mbrojtur nga zullumet që kanë kryer.

Qytetarët e Rrogozhinës nuk e hanë presionin nga askush. As nga xhepat e thellë as nga gojët e thella. Qytetarët e Rrogozhinës duan njerëzit që punojnë, jo ata që përfitojnë.

Ky është mesazhi, ky është mandati që na dhanë. Puna! Kësaj do i dalim për zot! Punë të mbarë Edisonit e skuadrës sonë aty”, deklaroi Veliaj.

12 Komente

  1. T
    Ton

    Erion si Tigri toidhjo...portokall

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sali kufoma

      Pirth pirth,,,ton

      Përgjigjjuni
    2. f
      foltorja ne gjunje per gojore

      Dallkauket hajdute berisha meta,dhe cececenet e tyre ,akoma nuk po e kuptojne se duhet te shporren se kurre nuk do fitojne me babale e gojore

      Përgjigjjuni
      1. R
        Raimond Vlonjati

        Popull idiot . Si mund te votohet kjo bande hajdutesh si Veliaj , Rama e co

        Përgjigjjuni
      2. E
        Erla Mehili moderatore dikur sekretare Berrishes

        non grata r dinte shume mire qe do humbiste qellimi eshte zhurma per te mbijetur . Edhe ne Kavaje humbi nga neglizhenca por dhe kavaja eshte majte . Pse nuk egzistin e djathta ne Shqiperi ? kjo eshte historike ne nuk kemi pasur borgjezi kaluam nga feudalizmi ne komunizem jemi si nje trupe pa nje chromosome . Eshte qesharake nje komunist sekretar i ppsh nomeklature e bllokut i zgjedhur nga shefi i tije Ramiz Alija vendoset si drejtues i nje partie te djathte kete e beson vetem Shkullaku Fevziu Bushati grupi varri trapin

        Përgjigjjuni
        1. S
          Salkari

          Sikur e kishin ne xhep fitoren Sali qelbesira me ate kok kungullin , spiunin e Sigurimit Metajn ....me sa duket fituan noc rokun madje dhe me gunga

          Përgjigjjuni
          1. p
            prokurori

            z.Veliaj! Janë të vërteta të gjitha ato që thoni.Duhet shtuar dhe puna juaj pasionante e papërtuar,me cilësitë vizjonare,modestinë,thjeshtësinë,përkushtushmërinë,aftësitë komunikuse organizative. të një demokrati të mirëfilltë. I lumtë Rrogozhinës që diti të vlerësojë dhe të zgjedhë njeriun e duhur,për të realizuar premtimet edhëna nga të dy krahët.

            Përgjigjjuni
            1. O
              On

              Ku e keni Tigrin..ishit bashke deri ne zgjedhjet e kaluara

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sali Beisha

                I vodhen votat maskarenjte hahahahaaaaaa

                Përgjigjjuni
                1. P
                  PerPará

                  Vajti Lal pleh-djegsi kryemashtruesi dhe mos garantohet fitorja?????

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Davidi

                    Po mer bq po! Vajte ti dhe 1500 te djathte te dhane voten. Nga fitues me votat e burgut, fitues me votat e Saliut dhe Ilirit. Korruptues bastard.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Koli

                      Mire more e ka thene “perça e sundo “ po kush po e ben kte? Kte po e ben Rilindja me parate e shqiptareve.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje