
Vijon numërimi i kutive të votimit për zgjedhjen e kreut të ri të bashkisë së Rrogozhinës.
Aktualisht janë numëruar 40 kuti nga 54.
Aktualisht
Edison Memolla PS ka 4398 vota
Shkelqim Hoxha BF ka 3552 vota
Deri në orët e para të mëngjesit janë numëruar 40 kuti nga 54 gjithsej. Kandidati i Partisë Socialiste Edison Memolla ka marrë 4398 vota, përkundrejt rivalit nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” Shkëlqim Hoxha, i cili ka siguruar 3552 vota.
Diferenca mes tyre është 846 vota, në favor të kandidatit socialist. Deri tani janë regjistruar 50 vota të pavlefshme. Kujtojmë se pjesëmarrja në zgjedhjet e së dielës në Rrogozhinë ishte 36%, 4% më shumë se në 14 maj.
Lini një Përgjigje