Ballkani i Hapur? Begaj flet nga Pusteci me homologun maqedonas

23 Korrik 2023, 18:30Politika TEMA
Ballkani i Hapur? Begaj flet nga Pusteci me homologun maqedonas

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, së bashku me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, zhvilluan një vizitë në Pustec.

Të dy presidentët të shoqëruar nga Zonjat e Para dhe nga autoritetet  e Bashkisë së Pustecit dhe të Qarkut të Korçës zhvilluan një sërë aktivitetesh.

Gjatë qëndrimit në Pustec, presidentët patën edhe një takim dypalësh, të fokusuar në marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve. Në përfundim të takimit, Presidenti Begaj në një prononcim për mediat u shpreh se “jo pa qëllim zgjodhëm Bashkinë e Pustecit për të treguar që marrëdhëniet midis dy vendeve tona janë marrëdhënie të dy vendeve mike, të dy vendeve partnere të NATO-s, vende të cilat kanë një rrugëtim të përbashkët për anëtarësimin në Bashkimin Evropian”.

“Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe minoriteti maqedonas në Bashkinë e Pustecit, janë të rëndësishëm në marrëdhënien midis dy vendeve. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë shumë mirë të integruar, kanë kontribut në shtetformimin e Maqedonisë së Veriut, dhe padyshim janë aktivë në jetën politike dhe ekonomike”, tha Begaj.

Sipas Presidentit Begaj, sfidat midis dy vendeve janë të mëdha, ndaj ato duhet të përballohen së bashku. Për Kreun e Shtetit, kjo vizitë do të shërbejë për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

I pyetur për Ballkanin e Hapur, Presidenti Begaj tha: “Pa dyshim si çdo iniciativë tjetër rajonale janë të mira. Vendimmarrësit ekzekutivë politikë e mendojnë për vazhdimin e një iniciative ose jo”.

2 Komente

  1. G
    Genci Burimi touché (RMI ) en France

    Ballkani hapur eshte Benelux te kundershtosh Ballkanin e hapur eshte si te kundershtoshe Schengen . Te degjoshe komunistet Berrisha Kurti Lubonja Basha haaaaa per keta aleanca me e mire eshte Rusia dhe Korea e veriut . Ne Ballkanin e hapur nuk eshte e rendesishme te aderojne te gjitha vendet e Ballkanit si ne Benelux ku merte pjese Luxembourg Belgique Hollande (Pays bas) Rama duhet te hedhi poshte procesin e Berlinit jo se eshte anti demokratik eshte plotesishte demokratik por kjo nisme eshte e drejtuar nga nje kancelar gjerman i zgjedhur nga populli gjerman per te dirigjuar Gjermanin dhe jo vendet e Ballkanit te ishte nje komisioner europiene do ishte me e pranueshme tani duhet te presim kur nje kancelar ka kohe te lire te beje nje mbledhje ketej kur te kete kohen e lire dhe nuk e gjykoje pasi ka punet e veta ne vendin ku eshte zgjedhur .

    Përgjigjjuni
    1. B
      Banor i Prespes

      Te gjithe presidentet dhe k/ministrat maqedonas kur vijne per te pare trajtimin e maqedonasve te Bashkise se Pustecit kane patur te njejten axhende: Ndezin qirinj ne kishen e Shen Mihalit, vizite ne shkollen e mesme, vizite ne kishen e vjeter te shen Marise ne ishullin e Maligradit dhe vizite te Muzeu i shkrimtarit Sterjo Spasse. Ikin te kenaqur nga trajtimi i maqedonasve dhe nuk shtrojne kerkesa ndaj qeverise shqiptare per ta kthyer zonen ne nje zone te zhvilluar turistike duke bere investime per rruget brenda fshatrave, per Ujin e pishen dhe kanalizimin e ujrave te zeza , Investime per bregun liqenor sic eshte pjesa maqedonase dhe greke .Jane te gjitha mundesite qe duke investuar kjo zone ti perafrohet pjeses maqedonase dhe asaj greke. Mjafton vullneti dhe deshira.Fakti qe ne Shqiperi behen investime te medha ne bregdetin shqiptar, dhe per kete jemi krenare te gjithe, mendojme qe Shqiperia i ka kapacitetet financiare mbas 33 vjet demokraci ta ktheje Prespen ne nje zone te preferuar per turizem veror e dimror.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje