Pendarovski: Open Balkan, iniciativë e përshtatshme për bashkëpunim

23 Korrik 2023, 12:38Politika TEMA

Pendarovski: Open Balkan, iniciativë e përshtatshme për

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka mirëpritur homologun e tij të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në Bashkinë e Pustecit.

Gjatë fjalës së tij, Pendarovski deklaroi se vlerëson atë që Shqipëria ka bërë për pakicat, ndërsa theksoi se do të japë mbështetjen e tij të plotë që pakicat në Shqipëri të kenë të njëjtat kushte si në Maqedoninë e Veriut.

I pyetur për Ballkanin e Hapur ai e cilësoi këtë një iniciativë që krijon kushte të përshtatshme për bashkëpunim.

“Ekzistojnë mbi 50 iniciativa që krijojnë kushte të përshtatshme për bashkëpunim. Ballkani i hapur një prej tyre dhe shpresoj të vazhdoje dhe më tej.

Është e pakontestueshme se 6 vendet qe marrin pjesë se për të gjitha është procesi i Berlinit i cili ka marrëdhënie strukturore më të sakta se Ballkani i hapur.

6 shtete marrin pjese në procesin e Berlinit dhe vetëm 3 në Ballkanin e Hapur dhe kjo është një mangësi e madhe,” – u shpreh Pendarovski.

1 Komente

  1. E
    E vertete 100000 %

    Nuk do egzistoje inisiative me e mire se Open Ballkan eshte nje Benelux i vertete flase per ata qe njohin politiken jo per komunistet e Berrishes. Ishte Benelux qr lindi Schengen

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje