
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka komentuarr procesin e zgjedhjeve në Rrogozhinë, teksa u shpreh se nuk është e nevojshme që kandidatët apo përfaqësuesit politikë të shkojnë nëpër qendra votimi.
Celibashi u shpreh se procesi po shkon mirë dhe se nuk ka problematika më përdorimin e pajisjeve elektronike.
Po ashtu Celibashi u bëri thirrje kandidatëve dhe përfaqësuesit politik të evitojnë deklarimet me përmbajtje elektorale.
''Fotografimi i votës përben shkelje penale. Do ta adresojmë. Kandidatët të evitojnë deklarimet e tyre me përmbajtje elektorale.
E kanë të ndaluar të bëjnë thirrje për t’u votuar. Nuk kanë asnjë arsye ligjore që të shkojnë në qendrat e votimit dhe të vëzhgojnë procesin e votimit.
Aty janë vëzhguesit janë mediat. Kemi marrë njoftim që në Lekaj kishte grumbullim të personave të paautorizuar. Kjo tashmë është normalizuar. Komisionarët e QV-së duhet ta adresojnë këtë problematikë'',- tha Celibashi.
Lini një Përgjigje