Zgjedhjet në Rrogozhinë/ Procesi i votimit me probleme: 2 fletë votimi brenda kutisë dhe votim familjar

23 Korrik 2023, 10:20Politika TEMA

Zgjedhjet në Rrogozhinë/ Procesi i votimit me probleme: 2 fletë

Rreth një orë më parë ka nisur procesi i votimit në Bashkinë e Rrogozhinës, ku rreth 33 mijë qytetarë të Rrogozhinës pritet t’i drejtohen sot qendrës së votimit për të zgjedhur mes dy kandidatëve Edison Memolla i PS e Shkëlqim Hoxha i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Në qendrën e votimit 2227-1 në Rrogozhinë janë shfaqur disa probleme.

Pavarësisht thirrjes për të ndaluar, një grua ka vijuar të votojë bashkë me një të moshuar, familjare të sajën.

Ndërkohë, në po të njëjtën QV, njëri nga votuesit ka futur dy fletë në kuti.

Lini një Përgjigje