Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është kundër ligjit të kaluar së fundmi nga Qeveria shqiptare, për lejimin e kultivimit dhe përpunimit të kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale, pasi i shërben sipas tij vetëm krimit.
Përkatësisht, bandave kriminale.
“Në një shtet ku ligjin e bëjnë bandat – legalizimi i kanabisit është akt kriminal ndaj shoqërisë e sidomos ndaj të rinjve. Tashmë është fakt botërisht i njohur se si kjo qeveri e kanabizoi Shqipërinë”.
Kështu ka thënë ish-drejtuesi i forcës së djathtë politike, gjatë një takimi me strukturat, në kuadër të fushatës për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së.
Sipas Bashës, për shkak të pamundësisë ekonomike, shumë qytetarë kanë qenë të detyruar të punojnë në parcela kanabisi “si skllevër”. Vetë parcelat ndërkaq, sipas tij, mbroheshin nga Policia.
Nga ana tjetër, ai ka folur edhe për ligjin që detyron studentët e mjekësisë të punojnë në Shqipëri për pesë vjet pas diplomimit, pa i dhënë mundësinë të emigrojnë në një vend tjetër në rast të dëshiruar.
Për Bashën, kjo është thjesht një “burgosje” që po i bëhet mjekëve të ardhshëm të vendit.
Sa i takon fondeve evropiane të bujqësinë, të cilat janë pezulluar përkohësisht nga Bashkimi Evropian pë Shqipërinë, demokrati ka thënë se gjithçka lidhet me korrupsionin në zyrat e Qeverisë.
“Ne inkurajojmë dhe mbështesim SPAK-un të hetojë pa e ndalur hetimin e gjithkujt që ka abuzuat me paratë dhe besimin e shqiptarëve e nga ana tjetër kërkojmë sa më parë vetting-un e politikanëve, për të pastruar politikën nga të korruptuarit dhe të inkriminuarit”, ngulmoi ai në fjalën e tij.
“Ndiq paranë por dhe lidhjet me krimin është thelbi i vetting-ut të politikanëve”, e vijon Basha retorikën ideologjike më tej, duke thënë se vetëm kështu para shqiptarëve do të tregohet kush është i pastër e kush jo.
“E jo vetëm kaq por duhen krijuar mekanizmat ligjorë dhe mbështetja e pakushtëzuar për SPAK, që paratë që u janë vjedhur shqiptarëve dhe kanë përfunduar në llogari bankare, apo janë investuar kudo nëpër botë, duhet t’u kthehen shqiptarëve!”, përmbylli Basha fjalën.
Nën moton e deklaruar tashmë si Aleanca Qytetare për Demokracinë, ai nënvizon faktin se PD-ja e ka nisur ndryshimin e saj dhe të tillë do ta sjellë edhe në gjithë Shqipërinë.
Qe ky eshte koqe gomari, ate e dime, por qe te mos kete as sy e veshe qe te shohe eksperiencen e botes, atehere me siguri qe ka probleme shume me te medha mendore. Legalizimi i drogave behet pikerisht per te eleminuar kriminalitetin. Nese nje perdorues droge do kishte nje dyqan ku ta blente drogen qe perdor, atehere do i mbyllej rruga shitjes klandestine. Blerja e droges neper dyqane do bente qe ajo te ishte e nje cilesie te larte dhe me cmim te ulet. Vende si Hoillanda dhe Kanadaja kane pare nje ulje te kriminalitetit qe lidhet me shitjen e drogave.
Pse deri me sot kujt I ka sherbyer! ?
Ore, dini gjë ju se, ku punon ky Lulushi? Eshtë ai që, 7x7 i bën 42.