
Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama në podkastin e sotëm rrëfeu rastin kur shkoi në një disko në Prishtinë vite më parë të cilën e përshkruan si një natë të jashtëzakonshme.
Rama shprehet se aty ndjeje nevojën për të kërcyer i lirë, "në kuptimin më të prekshëm të fjalës". Për kryeministrin kjo ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme.
"Në atë kohë më kujtohet kur kam shkuar për herë të parë dhe më pas, dy- tre herët e para në Prishtinë pas çlirimit ka qenë një jetë nate e jashtëzakonshme, një ekzaltim dhe një “shfrenim” në thonjëza se nuk kishte asgjë të shfrenuar në sensin negativ por një lulëzim i shpresës, një lulëzim i dëshirave, i nevojës për të jetuar së bashku, për të marrë frymë lirisht dhe kur shkoje nëpër ato lokale e madje njëherë më kanë marrë e më kanë çuar në një vend ku bëhej muzikë, një lloj diskoje që futeshe poshtë.
Unë nuk kam para kam shkuar, gjithë jetën time dy-tre herë jam gjendur në disko por aty e ndjeje këtë nevojën e të gjithëve për të kërcyer të lirë, në kuptimin më të prekshëm të fjalës. Ishte diçka e jashtëzakonshme.
Pastaj, sigurisht që gjërat fillojnë e normalizohen, njeriu është i bërë kështu që e keqja harrohet shpejt dhe e mira nuk ka fund, nuk është kurrë mjaft. Megjithatë, sidoqoftë, ato kanë qenë momente të paharrueshme e prandaj të pyeta", u shpreh Rama.
Shume i dashuruar je me kosoven por problemi me sa kuptoje une eshte qe ju nuk njihni ata qe jetojne atje . Ndoshta si famijne artistesh ju keni jetuar me mite eja ( ne toke ) mos u mere shume me patriotet e odave te cajit, trima vetem ne kenget me sharki e çifteli. Rrespekt per ate pjese shqiptaresh qe ndihen shqiptare ne ate krahine kosovo-centiste e hapur me Serbin e mbyllur me Shqiperine
Po të ishte populli juaj nën Serbi 100 vite,të vritej,të.masakrohej çdo ditë,të i.merrej toka ,të i merrej edhe milli i darkës,do ishit bërë serb për 10 vite,kurse kosovarët qëndruan dhe sot janë shtylla e shqiptarisë,ndersa ju.për 300 euro pension të grekut do bëheni grek gjerë në Tiranë.
Ahhahahah eshte legjend fare se flet pa dorashka
O legjende e shqiperise, o njish
Fale podkastit mesojme me shume rreth kryeministrit
Dita dites po mesojme me shume rreth kryeministrit tone
Sikurse në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë ka katundarë të rëndë, katundarë përparimtarë, katundarë në qytet, pastaj qytetarë të prapambetur, qytetarë tipik dhe qytetarë tepër modern. Populli nuk është homogjen por heterogjen, ka llojlloj dhe secili mund ta gjej një mentalitet të ngjajshëm me veten.
Shqiperia digjet nga korrupsioni Ramushi krihet neper kasino ku edhe fiton ekserienca te vlefshme... trim i madh.
Po pak puder per exaltim apo direkt me gozhde. Te merrje edhe Gazhelin se e mban ne çorape zakonisht.