
Sali Berisha këtë të premte mohoi të ketë një krizë mes tij dhe Ilir Metës, edhe pse pas 14 majit, kur aleanca e tyre humbi thellë në zgjedhje, nuk vihet re e njëjta marrëdhënie si më parë.
Në konferencën e sotme, Berisha iu përgjigj shkurt gazetarëve kur u pyet nëse në vjeshtë ai do të jetë bashkë apo pa Metën në krah.
Madje, Berisha shmangu të përmend dhe emrin e aleatit të tij, ashtu sikundër bëri dhe kreu i PL-së të enjten.
“Do të jetë një aleancë e fuqishme që do të përmbyës këtë regjim. Me apo me Ilir Metën? Sigurisht që me kryetarin”.
Vjeshta premton të jetë me temperatura të larta edhe për vetë grupet e PD-së, që aktualisht secila është më vete.
Pritet të shihet si do të jetë vjeshta e opozitarëve, do të jenë bashkë apo edhe më të përçarë se këto dy vitet e fundit.
Lini një Përgjigje