Tre deputetë të maxhorancës kanë abstenuar gjatë votimit të pr/ligjit për legalizimin e kanabisit mjekësor.
Ata janë Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko dhe Erjon Braçe.
Majko dhe Braçe kanë abstenuar edhe në komisionin e Ligjeve kur kaloi pr/ligji me 13 vota pro. Teksa abstenoi gjatë votimit të ligjit që i hap rrugë legalizimit të kanabisit mjekësor, Xhafaj tha nga foltorja e Kuvendit se ky biznes vret.
“Që në krye të fjalës time, do ta shpreh qartë, nuk do të votoj pro projektligjit për legalizimin e kanabisit mjekësor.
Arsyet të shumta nuk më lejojnë që të jem pro këtij projekti, që ka efekte të mëdha socialiste dhe psikologjike. As e kam parë dhe as më ka parë, dhe e kam luftuar si pakkush dhe më kanë luftuar si pak të tjerë.
Ky projektligj më solli shumë gjëra të punës time. Mjaftonin sytë e kujto që donte të shihte. Misioni im ishte që të luftonim kanabisin. Në këto 25 vite, dy vitet që isha ministër 2017-2018 janë vitet që kanë rezultatin më të ulët historik të kultivimit të kanabisit. Pothuajse zero kultivim kanabisi i krahasuar me vitet e mëparshme. Po pse ndodhi dy vite rresh ka arsye të shumta.
E solla këtë shembull për të treguar një nga arsyet se pse sjellja ndaj këtij pr.ligji më bën të jem reflektues. Ju e përligjet politikisht Lazaratin. Historia është e errët dhe për ne socialistët. Ne kemi luftuar me kanabisin, fort gjithë këto vite si mazhorancë. Kanabisi nuk është i legalizuar, as si kultivim dhe as si përdorim.
Ai është miku i të varfërve, dhe miku i të rinjve. A kemi ne sot një analizë të plotë se çfarë ka ndodhur me kanabisin?! Nuk kemi një analizë gjithëpërfshirëse. A është gati shoqëria shqiptare për këtë projektligj me rreziqe të mëdha sociale?
Mendoj se kjo është qasje e gabuar. Ky është një biznes që vret. Po ashtu vret besimin e njerëzve tek puna dhe njerëzit e punës, Vret përpjekjet tona, të politikës dhe të atyre që punojnë për të ndërtuar një imazh tjetër për Shqipërinë. Mendoj se është një hap i parakohshëm për Shqipërinë”, -tha Xhafaj.
IK RE PIRDHU........E PSE NUK QENKA PUNE A7 BY PO BEHET VETE ...........KANABISI NUK ESHTE ME I KEQ SE DUHANI...........HEQJA E VIZAVE DHE LEGALIZIMI I KANABISIT I HEQ TRAFIKANTET QAFESH PO POR JO SE PO ARRIN TA LUFTOJE KUSH NUK E ARRIN ASNJE LLOJ PUSHTETI AS NE DIKTATURE .........DO DUHEJ QE TE LEGALIZOHEJ EDHE PROSTITUCIONI QE TE MOS KISHTE ME PROTEKTORE E TRAFIKANTE..........LICENSIMI DHE VENIA NE FUNKSION TE ZHVILLIMIT EKONOMIK I TE ARDHURAVE NGA PROSTITUCIONI,, NGA KANABISI(ATA QE kapen me DROGERAT te FORTA jepi denim me VDEKJE)..........PO ASHTU AMNISTIA FISKALE DO SILLTE ZHVILLIM TE VENDIT.......PER KANABISIN TE KETE RREGULLA TE FORTA PER MOSHAT E VOGLA,,,,,,PER PROSTITUTAT TE LEJOHET PASI TE KENE LICENCE OSE RREGJISTRIM NE ORGANET E SIGURIME E SHOQERORE,SHENDETESORE ..........PER PARATE TE LEGALIZOHEJ KUNDREJT NJE KONTROLLI TE FORTE PER KRIMINELET OSE PAGESAT TE KENE DERI 50 PERQIND E SHUMES ........TE DALIN NGA BURGJET NJEREZIT E DENUAR PER KANABIS JO TE GJITHE SEPSE JANE BARRE E RENDE PER POPULLIN QE PAGUAN TAKSAT...........NUK ESHTE HERET ,.JEMI TE VONUAR .....A DO KETE KOSTO.....PATJETER POR AI. QE E BEN KA BERE NJE PLAN MARSHALL PER SHQIPERINE DHE DO JETE NJESOJ SI SKENDERBEU DHE ISMAIL QEMALI NE HISTORI
Shume keq qe e votuan Kanabisin, Tani do e perdorin te rinjte kudo dhe do krijohen tensione sociale ne familje e shoqeri qe do kene pasoja ne jeten e te rinjve