Balla u kërkon drejtuesve te policisë të shtyjnë lejet e zakonshme për shtator. Gatishmëri në sezonin turistik 

20 Korrik 2023, 17:40Politika TEMA
Balla u kërkon drejtuesve te policisë të shtyjnë lejet e

Ministri i Brendshëm Taulant Balla u ka kërkuar drejtuesve të lart të policisë dhe atyre lokalë të shtyjnë marrjen e lejes së zakonshme për muajin shtator, pasi nevojitet gatishmëri e lartë për sigurinë në vend gjatë sezonit turistik. 

Miliona turistë që kanë vërshuar Shqipërinë kanë nevojë për një prezencë të shtuar të policisë në terren. 

Balla u kërkoi të shtyjnë lejet e planifikuara për një kohë tjetër dhe t'i përkushtohen sezonit turistik. 

Fluksi i të ardhurve në muajin gusht llogaritet mbi 2 milion njerëz, të cilët kanë nevojë për një prezencë të shtuar të policisë. 

Lini një Përgjigje