Gara për kreun e gjyqësorit, Kuvendi hap vakancat për 6 anëtarë të KLP e KLGJ

20 Korrik 2023, 14:01Politika TEMA

Gara për kreun e gjyqësorit, Kuvendi hap vakancat për 6

Parlamenti shqiptar ka hapur procedurën për zëvendësimin e 6 anëtarëve të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Këto vakanca, nuk i përkasin organeve të gjyqësorit, por organizatave të shoqërisë civile. Në njoftimin e Kuvendit theksohet se: “Kuvendi i Shqipërisë, bazuar në ligjin nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” i ndryshuar” ka nisur procedurat për zëvendësimin e 6 anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të cilëve u përfundon mandati në Dhjetor 2023. 

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit, mësohet se janë shpallur dhe kanë nisur procedurat për plotësimin e 2 vendeve vakante nga radhët e avokatëve dhe një nga organizatat e shoqërisë civile në KLGJ, si dhe 2 vendeve vakante nga radhët e avokatëve dhe 1 nga organizatat e shoqërisë civile në KLP.

Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare vveb të Kuvendit, të interesuarit për të kandiduar dhe që plotësojnë kushtet e parashikuara në legjislacionin përkatës, duhet që brenda datës 5 gusht 2023, të shprehin interesin e tyre përmes një kërkese me shkrim drejtuar Avokatit të Popullit.

Në linkun: https://parlament.al/lajme/9564ad13-9df6-4dda-8a9d-afde23e070d4 dhe https://parlament.al/lajme/912a6c9a-cb43-45de-976c-d1c6fa13387f, të interesuarit mund të gjejnë kushtet që duhet të plotësojnë dhe të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që duhen dërguar në adresën elektronike [email protected], si dhe në adresën postare të Avokatit të Popullit.

1 Komente

  1. I
    I verteti

    Mero, nje gje nuk kuptoj (kam nje shokne Ministri Jashtme), perse Kryeministri nuk lejon konkurrencen mes diplomateve tane, duke shpallur vendet e lira psh per ambasadore? Shikoj qe shoku im ankohet shume permungese totale te zbatimit te ligjeve aty..me thote qe nje Kuka paska 30 vjet vetem ambasador..??!!? Keshtu ju shkaterroni dhe diplomatet e punes atje...gjynah vertet..

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje