Spiropali: Garda te largohet. Nuk kemi frike nga ata qe kane frike nga vetja

20 Korrik 2023, 12:23Politika TEMA

Spiropali: Garda te largohet. Nuk kemi frike nga ata qe kane frike nga vetja

Është shoqëruar me debate e tension seanca plenare, e fundit për këtë sesion parlamentar. Deputetë të opozitës, kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, duke penguar zhvillimet e seancës.

Opozita kërkon të futet në rendin e ditës kërkesa e tyre për çështjen e inceneratorëve, duke kërkuar që në sallën e seancave plenare të vijë kryeministri Edi Rama.

Ministrja për Shtetin, Elisa Spiropali në fjalën e saj është shprehur se kjo tashmë është një çështje e rezauruar dhe se drejtësia ka marrë në dorë çështjen, ndaj është e rëndësishme që kuvendi të vijojë me rendin e ditës.


“Ne i respektojmë deputetët. Garda të largohet nga Foltorja sepse ne nuk kemi frikë. Ne s’kemi hezituar kurrë që të përballemi me të vërtetën. Ju nuk është hera e parë që i shpallni socialistët grup i strukturuar kriminal, e keni nisur që në kohën e Fatos Nanos e me radhë. Urgjencën nuk e përcaktoni ju! Urgjenca është një term që është përcaktuar nga Kushtetuta. Pse i bie Faltores o Albana. A ju dëgjuam me orë të tëra.

Dhe prit se është shumë e bukur, ju në kërkesën me mocion thoni të flasin të parët deputetët iniciues të mocionit me debat. Tani sapo panë ato të tjerët që deputetët e Foltores duan të flasin të parin, kërkuan me urgjencë interpelancë, pra urgjencën këtu e keni mes njëri tjetrit” tha Spiropali



3 Komente

  1. U
    Ushtari.

    Alo 127 ne sallen e kuvendit ka disa te cmendur nga vapa sillni ambulancen.Beni gati pavjent 5 Tirane e 17 ne Vlore.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Do protestoj ,para Parlamentit Evropian nëse këta kafshë do pretendojnë të futen në BE.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Beni

        Foli hajdutja e doganave!!!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje