Mbikëqyrësi Evropian "hermetik" për hetimin e fondeve bujqësore në Shqipëri

20 Korrik 2023, 11:52Politika TEMA
Mbikëqyrësi Evropian "hermetik" për hetimin e fondeve

Mbikëqyrësi Evropian (OLAF) ka zgjedhur të mos komentojë lidhur me hetimin e fondeve IPARD II në Shqipëri, duke qëndruar hermetik në ruajtje dhe mbrojtje të konfidencialitetit të çështjes.

“Ne nuk jemi në gjendje t’u përgjigjemi pyetjeve tuaja. OLAF zakonisht nuk jep komente për rastet që mund ose nuk mund të trajtojë. Kjo për të mbrojtur konfidencialitetin e çdo hetimi të mundshëm dhe të procedimeve të mundshme gjyqësore që pasojnë, si dhe për të garantuar respektimin e të dhënave personale dhe të drejtave procedurale”, deklaroi për Albanian Post zyra e shtypit e OLAF-it.

Kujtojmë që Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit heton mashtrimin kundër buxhetit të BE-së, korrupsionin dhe keqpërdorimet serioze brenda institucioneve evropiane dhe zhvillon politikë kundër mashtrimit.

Kjo strukturë është pjesë e Komisionit Evropian, por ka pavarësi operacionale.

Në vitin 2022, OLAF mbrojti 600 milionë euro nga paratë e taksapaguesve të BE-së, duke rekomanduar rikuperimin e mbi 426 milionë eurove në buxhetin e BE-së nga mashtrimet dhe parregullsitë, dhe duke mbrojtur 200 milionë euro të tjera

Lini një Përgjigje