Lulzim Basha: Studentët e mjekësisë nuk mbahen me ligje anti-kushtetuese por duke përmirësuar kushtet e punës

20 Korrik 2023, 19:54Politika TEMA
Lulzim Basha: Studentët e mjekësisë nuk mbahen me ligje

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se mjekët në Shqipëri nuk mbahet duke i ndaluar të largohen por duke u siguruar kushte më të mira.

Ai e quan anti-kushtetues ligjin dërguar në Parlament nga shumica socialiste për studentët e mjekësisë që pas shkollimit nuk i jepet diploma nëse nuk pranojnë të paguajnë apo të qëndrojnë në Shqipëri për të punuar.

Në kulmin e skandaleve e fakteve tronditëse që tregojnë se si kjo qeveri vepronte si organizatë kriminale për të mbushur xhepat e një grushti njerëzish – kërkojnë t’u ndalojnë të drejtën studentëve të mjekësisë të punojnë dhe jetojnë aty ku ata duan.

“Me ligje anti-kushtetuese dhe anti-demokratike pretendojnë të ndalojnë mjekët të largohen nga vendi. Me këtë ritëm kjo qeveri mund të kërkojë të mbyllë dhe kufijtë, që të ndalojë emigracionin. Por si mjekët edhe të rinjtë e këtij vendi largohen se nuk kanë mundësi, nuk kanë kushte, nuk kanë punë e paga dinjitoze, largohen nga keqqeverisja e një qeverie që vetëm për hallet e qytetarëve nuk shqetësohet.

Mjekët mund t’i mbash jo duke i detyruar, duke i kërcënuar, por duke krijuar kushte më të mira pune e paga dinjitoze. Mënyra arrogante e qeverisë vetëm do t’i nxisë më shumë për t’u larguar në mundësinë më të parë.

Vendimi i Brukselit për pezullimin e granteve për bujqësinë të programit IPARD tregon babëzinë e kësaj qeverie, që abuzon edhe me fondet e BE.

Nuk ka rrugë tjetër për Shqipërinë dhe shqiptarët përveç asaj që dikton pastrimi i politikës nga të gjithë ata që kanë shpërdoruar besimin e qytetarëve, duke i shërbyer interesave korruptive dhe klienteliste dhe lufta pa kompromis kundër korrupsionit. Paratë që sot shkojnë në xhepat e pushtetarëve dhe llogaritë e oligarkëve do t’i mundësonin çdo qeverie t’u krijojë kushte studentëve të mos largohen e fermerëve subvencione për bujqësinë.

Partia Demokratike do t’u ofrojë shqiptarëve një model që mishëron kulturën e re politike të ndërtuar mbi aktet dhe veprat e qendrestarëve, burrave dhe grave, të rinjve dhe të rejave që mbrojtën me vendosmëri vlerat dhe parimet që janë në themel të forcës sonë politike:

Aleancë e qartë me partnerët strategjikë;

Lufta pa kompromis ndaj korrupsionit;

Për pastrimin e politikës, duke u dhënë fuqi qytetarëve të zgjedhin me votë përfaqësues me integritet.

Mbi këto parime, Partia Demokratike ka nisur procesin e riorganizimit, për t’i shërbyer shumicës së shqiptarëve, që kanë braktisur modelet e vjetëruara dhe kërkon një ndryshim të vërtetë!” – shkruan Basha.

8 Komente

  1. L
    LULUSHI VOGEL

    Lulilush nuk fitohet pushteti me te genjyer te ka dale boja Eshte llogjike deri sa vazhdon studimet ne universitete jo private ka kritere. Ne amerike latine nhe ligje i tille funksionone akome por me nje periudhe dy vjecare ose paguan studimet te shteti dhe je ok . Nje raste ne France futbollsti Benzema ka mbaruar shkollen sportive ne Clairfontaine kur mbaroi duke qene troisième génération kabyle Algérien prindrit donin qe te perfaqsonte ekipin kombetar Algérien dhe France i tha : Ligji thote qe duhet te paguashe shkollen dhe pastaj eshte e drejta jote te perfaqsoshe nje ekip tjeter nese ne nuk te theresim ti ke te drejte te perfaqesoshe nje ekip tjeter Ata studente qe protestojne jane viktime e nje partie apo organizate antiqeveritare pasi dihet qe ke nje detyrim kur vazhdone studimet ne njd universitet jo private Ndersa ju i nderuar Lulush duhet te mesoni si behet opozita pasi Shqiperia nuk ka detyrim te furnizoje gjermanine me mjeke. Nese Gjermania kerkone mjek Shqiptare te hapi nje universitet me shpenzimet e vehta dhe kur te mbarojne studimet ti mari ne Gjermani eshte simple comme le bonjour

    Përgjigjjuni
    1. L
      Li

      I dashur comentus, ku kupton lulushi nga keto ligje apo kritere. Do i futet leximit ne kete moshe? Ai degjon dikush ka problème me qeverine dhe e ben kauz te veten. Kaq mjafton per të. S’eshte i pari qe ha qyl ne ate vend ka shokë sa të duash. Ndoka Noka Paloka e rrotaçile të tjera qe e heqin veten per politikan si puna e ketij birbos të Salehut qe ngeli rrugeve duke mashtruar njerëzit.

      Përgjigjjuni
    2. E
      Eni

      Zelenski Lulush

      Përgjigjjuni
      1. E
        Eni

        Paska shku Shkodra ne Puke...10 nga ata jane Shkodrane...o Lulush me cfare I oaguan rojet dhe shoferin...? Na thuaj pak.

        Përgjigjjuni
        1. k
          km

          Nese studentet nuk Duan te studioje dhe me pas te punojne ne shqiperi te shkojne jashte.Jam i Sigurt qe 80%e tyre do te ktheheni se nuk Kane bythe te perballojne kerkesen dhe jeten .

          Përgjigjjuni
          1. a
            aa

            uau sa i mencur eshte ky djale..... kushedi cfare do behet kur te mbaroje shkollen fillore....

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dulla Tiransi

              Ky e ka bere partine dhe vendin corap. Ju lutem mos e nxirni ne resme kete njeri pa cipe,pa karakter, genjeshtar dhe mashtues.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Krimineli e pederasti Tradhetar Abuzon ala me Liri

                Ky Funderine Toksike katapultuar nga Hollanda ku ishte Emigrant e hudh ne Kosove si Spiun ne sherbon te serbis , qe mbasi mbaroj misionin e tij ne Kosove u zbyth ne Shqiperi ku Familja e Dreqit te Mallkum saleh brrishit e futi ne PD si Kopil i nderzyer prej serbie ,nga dera e Halese PD , eshte nji I pafytyre ,qe eshte krijuar si nji Surrat Abuzimi me gjithcka . I paafte ne gjithcka jovetem si Politikan ,me gjith mbeshtetjet e Lobit greko serb qe t'ja rrasin Shqiptareve ne Byth kte karuc Dordoleci , mbasi ka mbi Kurrizin e tij Disa Vepra Penale ,qe mundet ta cojne ne te pakten 45 -vjet Burgim ,( Tradheti ndaj Kombit- abuzime me Pusshtetin -korrupsion - Krime - lobime etj pushtlliqe si Atishqiptare ) per cudi jovetem sot shetit i lir por nuk ndalon dot se Abuzuari me Lirin e gjithcka e cpojn nga pas Tutoret ,qe papritur ,mbas asaj Kome te gjate e zdhuan nga gjumi dhe i diktuan te beet Aktive perseri . Vec te tjerash ky ABUZUES i PAFYTYRE ,po Abuzon me rinine ,duke i perdorur ne kembin te parase . _Ku eshte Shteti e Institucione e Dreqesise ,ku i kan syt ? Ky duhet Aretsuar vetem per kte qe ben rrugeve me kta te rinje ,leri te tjerat pastaj qe i dijne te gjithe .Ptu .Nuk ju ndane krij vendi Gjaprinjte qe kultivon Djalli kunder shqiptareve

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje