Nënkryetarja e KQZ-së: Kemi vënë re prezencën e personave të paautorizuar në qendra votimi

23 Korrik 2023, 11:28Politika TEMA

Nënkryetarja e KQZ-së: Kemi vënë re prezencën e

Nënkryetarja e KQZ-së Lealba Pelinku tha për mediat se është vënë re prezencën e personave të paautorizuar pranë qendrave të votimit.

Ajo e konfirmoi se në katër qendra votimi, ka pasur disa persona të cilat nuk kanë pasur autorizim për të qëndruar aty.

Sipas saj, kjo sjellje shkon në kundërshtim me parashikimet ligjore.

“Unë hasa personalisht në katër qendra votimi në shkollën Lekaj, ku vihej re prezenca e personave, për shkak se nuk mbanin autorizim, të lind e drejta që janë persona të pa autorizuar, të cilët nuk duhet të rrinë në qendrat e votimit.

Unë e kam sinjalizuar dhe kanë shkaur edhe për përfaqësues të KQZ për ta verifikuar si situatë. Rregulli është, që personat që duhet të jënë në qendrat e votimit janë adminisrata zgjedhore, zgjedhësit dhe vëzhguesit dhe çdokush tjetër, që rri aty është në shkelje të ligjit”, tha ajo.

Lini një Përgjigje