Celibashi thirrje qytetarëve të mos fotografojnë votën: Rrezikoni deri në 3 vite burg

23 Korrik 2023, 12:50Politika TEMA

Celibashi thirrje qytetarëve të mos fotografojnë votën:

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat nga Rrogozhina ka kërkuar që qytetarët të mos joshen nga subjektet politike për të fotografuar votën.

“Fotografimi i votës përbën një shkelje të rëndë të ligjit penal, ka sanksione dënimi që shkojnë deri në 3 vjet.

Do të marrim të gjithë informacionin e mundshëm në lidhje me këtë çështje. U bëj thirrje të gjithë votuesve që ti shmangen çdo lloj joshje nga subjektet për tu treguar atyre se për kë kanë votuar.

Ata rrezikojnë shumë në këtë rast. Kandidatët të evitojnë deklarimet e tyre me përmbajtje elektorale. Kandidatët nuk kanë asnjë arsye ligjore për të shkuar brenda qendrave të votimit.

Aty janë vëzhguesit, është media, janë komisionerët. Votimi familjar gjithashtu përbën shkelje. Ky është një problem, sa të kemi mundësi do ta adresojmë”, tha Celibashi.

1 Komente

  1. P
    Poseidon

    PO PSE NUK U PROCEDUAN ATA QE FOTGRAFUAN DHE KANDIDATI I NEVOJTORES THYEN LIGJIT DHE TI MJAFTOHESH ME VEREJTJE NGA TV O KURVA E SALEHUT.....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje