Balla takim me homologun e Kosovës në Morinë, pritet të diskutohet dhe vendimi i Kurtit që krijoi radhë të gjata në Morinë

24 Korrik 2023, 11:30Politika TEMA

Balla takim me homologun e Kosovës në Morinë, pritet të

Ministri i Brendshëm të Shqipërisë dhe homologu i tij i Kosovës, Xhelal Sveçla pritet të zhvillojnë këtë të hënë një takim midis tyre.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, takimi do të mbahet në Pikën Kufitare në Morinë, ku dy ministrat e Brendshme respektivë do të japin dhe një deklaratë të përbashkët për media.

“Sot në orën 13:00 Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla dhe Ministri i Brendshëm i Kosoves, Xhelal Sveçla do të zhvillojnë një takim në Pikën Kufitare në Morinë. Pas takimit Balla dhe homologu Svelça do të kenë edhe një komunikim me mediat”, njofton Ministria e Brendshme.

Takimi vjen në një kohër kur një vendim i Qeverisë së Kosovës, e cila i kërkon çdo udhëtari që nuk ka targat e Kosovës në automjetin e tij, të paguajë një taksë siguracioni, të krijojë radhë të gjata makinash në Pikën kufitare të Morinit. 

 

4 Komente

  1. B
    Bato

    Kufiri te thana tregon fundin qytetarise kombit dhe ritmin e larte te marrezise shqiptare!

    Përgjigjjuni
    1. p
      pulici

      O Balle mos u merr me keta zorraxhinjte e Albin Kurtit se te gjithe jane kelyshe te serbeve

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arbion Presheva

        Nuk ka vendim Kurti per radhe ne Morin o njerez!.Radhet krijohen kur veturat me targa te huaja( Jo Kosove e Shqiperi) jane te detyruara te paisen ne kufirin e Kosoves me police sigurimi. Vjet kete police e ka paguar qeveria e Kosoves si dhurate per emigrantet. Lereni lajmet "fake" dhe mos i sherbeni percarjes kombetare

        Përgjigjjuni
        1. 1
          1002

          Pse deri dje kalonin regullisht , dhe tani qe na eshte terbuar Albini ndryshoi gjendja ....eshte dhene urdheri ,vec urdher de fakto dhe jo de jure sic thone dhe miqte tane franceze ...... po te pakten mire qe na marin neper kembe nga Jugu , greku , por dhe vellezerit tane kosovare kane te njejta tendenca ??????????? Sdua ta besoj kete edhe pse mund te jete e vertete ..... Eshte dhene urdheri Arbion , vec nuk jam i sigurt qe sjellja e mendjelehtit Albin eshte i bollshem te krijoje percarje ....asnje Albin e Rame nuk na ndan dot ....vellai eshte vella dhje armiku eshte armik ....tung

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje