Sefa: Kërkesa e deputetëve për të bllokuar zgjedhjet për kryetar, antistatutore, patericat e Berishës po heqin vëmendjen nga humbja në Rrogozhinë

24 Korrik 2023, 17:16Politika TEMA

Sefa: Kërkesa e deputetëve për të bllokuar zgjedhjet

Sekretari për çështjet ligjore në PD, Indrit Sefa ka reaguar pas kërkesës së 7 deputetëve demokratë ndaj Gazment Bardhit që kërkojnë anulimin e procesit për zgjedhjen e kreut të Partisë.

Sefa thotë se kërkesa e tyre është anti-statutore dhe se anëtarët e Këshillit Kombëtar shprehen vetëm me vendime.

Sipas tij, çdo përpjekje për të dëmtuar këtë proces, është sot një largim i vëmendjes për humbjen e radhës të Berishës në Rrogozhinë.

Deklarata e plote: 

Pasi u njohëm me deklaratën e 7 deputetëve që kërkojnë bllokimin e procesit për zgjedhjen e kryetarit të PD, me keqardhje konstatoj se kërkesa e tyre është antistatuore. U kujtoj deputetëve, se Anëtarët e Këshillit Kombëtar dhe vetë Këshilli Kombëtar, shprehen vetëm me vendime. Pretendimi për konstatim të vullnetit të anëtarëve të Këshillit Kombëtar jashtë instrumenteve statutore të Mbledhjes së Këshillit Kombëtar, është në kundërshtim me dispozitat e  Statutit.

- Anëtar legjitim i Këshillit Kombëtar është:

Çdo person që gëzon cilësitë e anëtarit të Partisë Demokratike. Asnjë person që

militon në një grupim tjetër politik, bën fushatë për kandidatë të ndryshëm nga ata të Partisë Demokratike apo për subjekte të  ndryshme nga Partia Demokratike, nuk është më Anëtar i saj e për pasojë as Anëtar i forumeve.

E bëj këtë sqarim për t'i kujtuar deputetëve se ndoshta rastësisht kanë harruar që në grupin më sipër bëjnë pjesë dhe personat që militojnë me Foltoren dhe Sali Berishën.

Njeriu që për interesat e tij personale, prej më shumë se dy vitesh po përdor gjithçka për të penguar PD-në në rrugëtimin normal të saj.

Të interesuarve direkt për t'i shërbyer Sali Berishës dhe interesave të tij, u kujtoj gjithashtu se në bazë të statutit, Sekretari i Përgjithshëm ka kompetenca

vetëm për organzimin e brendshëm të Partisë e në asnjë rast për përfaqësimin e saj në raport me të tretët. Sekretari i Përgjithshëm nuk ka të drejtë të thërrasë mbledhjen e KëshillitKombëtar. Këtë të drejtë e ka vetëm :

1- Kryesia 

2- Kryetari

Në zgjedhjet e brendshme në Parti, Sekretari i Përgjithshëm nuk ka asnjë kompetencë statutore.

I ftoj dhe njëherë demokratët të bëhen pjesë aktive e riorganizimit sa më të shpejtë, si mënyra e vetme për t’u bërë gati në përballjet me Edi Ramën. Çdo vonesë apo kleçkë që dëmton këtë proces, është sot një largim i vëmendjes për humbjen e rradhës që Sali Berisha koleksionoi në Rrogozhinë.

Dhe në vazhdim është shërbimi i rradhës ndaj interesave personale të familjes Berisha.

Statuti i PD është përmbledhja e rregullave mbi të cilën vepron partia dhe anëtarët e saj. Respektimi i tij dhe jo perdorja në funksion të atyre që kanë përgjegjësinë për situatën ku ndodhet PD, mbetet detyra dhe misioni ynë.

2 Komente

  1. Q
    Qaraman Ziu

    Ore ky bardhi nuk qenka vetem pedarst, por edhe spiun e dinak i Sali Berishes. Te mblidhet menjehere kryesia dhe jo vulen, por ta shporri dhe te shkoje te futet ne bythe te kriminelit te tropojes. Ky agjent e shfaqi surratin e tij qe kur doli kunder Bejkos ne fushate e mbeshteste kandidatin e foltores. Nuk ben vaki ne bote te jesh sekretar i pergjithshem i nje partie dhe fushate te besh fushate per parti tjeter. Sa i neveritshem pederasti spiun.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Berti

      Problemi eshte qe Bardhi, Tabaku, Geshtenja, Dash Sula sa nuk eshte vone ti bashkohen Salianjit e te shkojne ne Foltore. Kot torturojne vehten. Deri tani ata kane qene ne medyshje per te qene me nje PD properendimore e pro amerikane apo si “ berishiane” te thekur. Nuk rezistuan dot dhe tek ta fitoi kjo e dyta . Suksese ne grupimin e ri te foltores nongrada antiperendimore. Grusht bashkuar kunder rrezikut anglo - amerikan. Rrofte komandanti- komunist i fundit ne europe.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje