Rithemelimi humbi sërish, Kulluri tregon arsyet pse diferenca ishte më e madhe se në zgjedhjet e 14 Majit

24 Korrik 2023, 17:35Politika TEMA

Rithemelimi humbi sërish, Kulluri tregon arsyet pse diferenca ishte më

Partia Socialiste u shpall fituese e zgjedhjeve në Bashkinë e Rrogozhinës me 1752 vota diferencë kundrejt koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Diferenca ishte dhe më e madhe se në zgjedhjet e 14 Maijit.

Në një lidhje me Skype për “News Line”, analisti Edvin Kulluri ka treguar arsyet e kësaj diference, duke theksuar se ka ndikuar shumë ardhja e emigrantëve.

“Ka dy arsye mendoj unë. Arsyeja e parë është rritja e numrit të emigrantëve, e konfirmuar dhe nga Rithemelimi dhe nga Partia Socialiste. Këto shifra tregojnë që përceptimi në politikë është shumë i rëndësishëm se retorika.

Që do të thotë, që përceptimi dhe jashtë territorit me shqiptarët që jetojnë jashtë. Pra, nëse deri dje thonin për ata që banojnë në Shqipëri, këta votues janë rezidentë këtu, punojnë, jetojnë dhe e konsumojnë politikën në përditshmërinë e tyre në kurriz të tyre. Kjo e kundërshtoj këtë opsion.


Opsioni i dytë është që vërtetë mazhoranca mund të ketë përdorur mjete më shtrënguese në interesa të lidhura me ekzekutivin. Këtu nuk ka asgjë të re, natyrisht nuk është hera e parë që mazhoranca i përdor instrumentat që jep, le të themi qendrimin në pushtet në shumë forma.

Ky është një fakt që rithemelimi nuk e pengon dot prej 10 vitesh. Ashtu siç dhe Partia Socialiste në një masë shumë të vogël te PD-ja, nuk e pengonte dot, por që arriti të fitonte zgjedhjet e 2013 dhe për shkak të rënies së Partisë Demokratike dhe për shkak se mori më shumë vota se zgjedhjet e 2009”, u shpreh ai.

5 Komente

  1. T
    Tarras Tangjeshi

    Gazetare dhe portale sherbetore të ndyre te statukuose ne Shqiperi qe nuk te jepni as mundesi per koment e jo me shume po Ju garantoj se femijet tuaj do emigrojne ne Bangladesh

    Përgjigjjuni
    1. t
      toni mavrija

      Cfare merreni me kete analist pa permbajtje ne ato qe thote.Ai vetem nje veprimtari di shkelqyshem, ate te hajduterise.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fuad Cela Verzheshtes

        Mos ma merrni per mburrje thote Kolluri ( Klln Imami ) jam nga Vlora , ca hajdut por ne kemi ne soj.....ketej nga anet tona.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fuad Cela Verzheshtes

          Mos ma merrni per mburrje thote Kolluri ( Klln Imami ) jam nga Vlora , ca hajdut por ne kemi ne soj.....ketej nga anet tona.

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fuad Cela Verzheshtes

            Mos ma merrni per mburrje thote Kolluri ( Klln Imami ) jam nga Vlora , ca hajdut por ne kemi ne soj.....ketej nga anet tona.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje