Balla takim me Nënkryetaren e Grupit Socialdemokrat në Bundestag, Sonja Eichwede: Zë i rëndësishëm në çështjet e drejtësisë në Parlamentin Federal të Gjermanisë

15 Shkurt 2026, 12:43Politika TEMA
Balla takim me Nënkryetaren e Grupit Socialdemokrat në Bundestag,

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partia Socialiste e Shqipërisë, Taulant Balla, zhvilloi një takim Nënkryetaren e Grupit Socialdemokrat në Bundestagun gjerman, Sonja Eichwede, në kuadër të punimeve të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Përmes një postimi në rrjetet siciale deklaron se deputetja Eichwede, është një zë i rëndësishëm në çështjet e drejtësisë në Parlamentin Federal të Gjermanisë si dhe anëtare aktive në komisionet që lidhen me drejtësinë dhe shtetin e së drejtës, ajo luan një rol kyç në hartimin dhe mbikëqyrjen e legjislacionit që garanton pavarësinë e gjyqësorit, forcimin e institucioneve demokratike dhe sigurinë juridike.

Balla vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Bundestagut gjerman ndaj Shqipërisë.

Takimi u cilësua si një hap i rëndësishëm në thellimin e dialogut politik dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

3 Komente

  1. N
    Nein Frei Pace-Pilaf!

    Tao Ballabanit vajti per ndonje pace pilaf me plonc te gjermonet, po mori vetem nje gote uji! Provincial Qesharak!

    Përgjigjjuni
    1. D
      D

      komentues idiot...

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hajde gallate, hajde!

        Tao Tao takimin ne nje nga ish birucat e keshtjellave na e shet per takim te nivelit te "larte". Gotat nuk levizi, leviz vetem Tao Tao qe zevendesohet nga Tao Tao te tjere.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje