
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla dha një deklaratë për mediet menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar.
Teksa u pyet nëse PS do të ketë bashkëpunim me parti tjera për zgjedhjet vendore të 2023-it, Balla tha se PS vite e fundit ka garuara e vetme.
A do të bëjë PD aleanca me PDIU apo PSD?
PS ka dalë e vetme në zgjedhje në disa zgjedhje dhe në këtë kontekst dua t’ju them që nuk kemi diskutuar për këtë çështje. Unë po ju them që PS ka garuar e vetme ndër vite, 2021, 2019 dhe 2017. Në këtë aspekt e kemi qartësuar opinionin tonë.
Sa frikë ka PS për bashkimin e të gjithë Opozitës?
Nuk ishin bashkë të gjithë këta në 2021? Ilir Meta bashkë me Saliun ka qenë, edhe ku ka qenë me ne, nuk i është ndarë kurrë shpirti nga Saliu.
Lini një Përgjigje