"Berisha nuk përfaqëson më asgjë në PD", Çupi: Basha ka shansin të ndërtojë një PD të vërtetë dhe pro perëndimore

14 Dhjetor 2023, 09:19Politika TEMA
"Berisha nuk përfaqëson më asgjë në PD",

Analisti Frrok Çupi ka deklaruar se ish-kryeministri Sali Berisha nuk përfaqëson më asgjë në Partinë Demokratike dhe këtë gjë e ka vërtetuar dhe gjatë zgjedhjeve kur nuk fitoi aq vota sa për t’u shpallur deputet në Tiranë.

"Raportet e Berishës me PD ka shumë vite që janë qartësuar si raporte që kanë qenë gjithë kohën në zgrib. Berisha nuk ka më asnjë raport pozitiv, sidomos pas 19 majit të 2020 me vendimin e qeverisë amerikane për ta shpallur të padëshiruar. Para se të vinte kjo ditë, Berisha nuk ka fituar aq vota që të bëhej deputet në Tiranë. Ju e dini shumë mirë në votimet e fundit.

Veç kësaj Berisha ishte konsideruar nga militantët si një pengesë në atë parti, pengesa vinte për arsye se secili prej tyre ishte aq mendje hapur sa të kuptonte që Lulzim Basha nuk mund të bënte asgjë, po të mos shkonte dy tre here në ditë në zyrën e Sali Berishës.

Përfundimisht raportet e Berishës janë bërë zero në janar të vitit 2021 kur Berisha sulmoi për vdekje njerëzit që ndodheshin në seli, thuajse e dogji atë seli derisa e pushtoi. Praktikisht, Berisha nuk përfaqëson më asgjë në PD", tha analisti në “Real Story”. 

Çupi theksoi se pas goditjes së Sali Berishës nga drejtësia, PD ka një shans që të rimëkëmbet. Çupi shtoi se Lulzim Basha ka shansin që të ndërtojë një parti të vërtetë, pro perëndimore dhe të respektueshme.

“PD ka një shans të shëndetësohet. Berisha ka bërë një nder shumë të madh që ka marrë turmat me vete sepse me siguri që vërtet janë sa të korruptuar, hileqarë, të dëmshëm për vendin dhe PD.

Kështu që shansi i Lulzim Bashës është të ndërtojë një PD të vërtetë, pro perëndimore dhe një PD, e cila më duhet të besoj se do të respektojë marrëdhëniet me aleatët”, tha Çupi.

1 Komente

  1. g
    gringo

    hahahaha basha ,hahahah you made my day o Frrok...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje